Në situata pandemike, vëmendja e konsumatorit, është e përqëndrua tek produktet bazë, të cilat janë të domosdoshme, ndaj edhe përgjatë 2 muajve të karantinës, blerja e produkteve të tjera, që kanë vlera të konsiderueshme, si për shembull automobilët, shënuan një rënie të thellë të shitjeve. Kjo solli efekt domino në të gjithë zinxhirin prodhues të kësaj industrie. Kompanitë globale që prodhojnë pjesët mekanike dhe ato shqiptare që ndihmojnë industrinë automotive, duke prodhuar pajisje specifike për markat europiane të makinave, ndaluan prodhimin.
Me një numër të konsiderueshëm të kompanive të tilla, në pesë vitet e fundit, Shqipëria po ndjen efektin e zhvillimit të industrisë automotive, me një rritje të dukshme të eksporteve të fasonerisë së thjeshtë për automjetet, ku kryesisht përpunohen kabllo, gomina apo pjesë jo shumë komplekse.
Në vitin 2019 eksportet në grupin “Makineri e pajisje mekanike dhe elektrike”, shënuan rritje dyshifrore prej 14.2%. ku në vlerë monetare, këto eksporte llogariten më shumë se 146 milionë euro.
Arsye kryesore pse Shqipëria është një vend tërheqës për këtë sektor është fuqia e lirë e krahut të punës, ndonëse kompanitë po vuajnë faktin që punonjësit shqiptarë janë të pakualifikuar. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.