Paketat ndihmëse të qeverisë për të amortizuar efektet e pandemisë Covid nuk kanë dhënë rezultatin e pritur, pasi sipas ekspertëve ato nuk mund të konsiderohen zgjidhje për aq kohë sa kanë shtuar papunësinë dhe kanë thelluar krizën ekonomike. Nga ana tjetër prioritetet e qeverisë janë zhvendosur tek projektet madhore si rrugët, të cilat nuk do të sjellin asnjë ndikim direkt për pasojat e pandemisë. Sipas ekspertëve nevojat më emergjente tanimë është punësimi dhe ndihma me likuiditet për biznesin.
Tregu imobiliar gjatë pandemisë
Pandemia po sjell një ristrukturim të bizneseve dhe faliment për më të vegjëlit që nuk po përballojnë dot pasojat. Kjo është vënë re në mbylljen e shumë dyqaneve në zona elitare të kryeqytetit të cilat kanë krijuar stok në tregun imobiliar. Por e cuditshmë është që, pavarësisht boshatisjes dhe vëshitrësisë për të gjetur qiramarrës të rinj në këtë kohë, pronarët nuk dakordësojnë për ulje të çmimeve të qirave. Sipas agjentëve imobiliar ky sezon po mbyllet me kuota zero të marrëveshjeve të reja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.