Bashkimi Evropian po nis me planin e projektit të marrëdhënies tregtare, bazuar edhe në propozimin e Theresa May për mënyrën se si të zhvillohet tregtia pas Brexit – një plan që e kishte quajtur më parë të pazbatueshëm.
Negociatorët evropianë ende përpiqen të shohin se si skema e komplikuar dhe e paprovuar – të cilën ministri i jashtëm i May-t e ka quajtur “të çmendur” – mund të punojë, por ata kanë bërë një sërë pyetjesh me qëllim gjetjen e një rruge përpara, sipas dy Zyrtarë të BE, shkruan sot Bloomberg.
Është një lajm i mirë për Majin, e cila ende po lufton për të marrë mbështetjen e plotë në kabinetin e saj lidhur me vizionin e saj se si do të veprojë tregtia ndërmjet BE dhe Britanisë, pasi lidhjet 40-vjeçare të jenë të prera. Mbështetësit e Brexit e urrejnë propozimin pasi do të mbanin lidhje të ngushta me bllokun dhe për shkak se e shohin atë si një rrugë ‘të pasurit’ për të mbetur e mbyllur në BE më gjatë.
BE vazhdon të besojë se anëtarësimi i plotë ndaj bashkimit doganor ekzistues të BE është larg nga forma më e mirë për të ruajtur tregtinë lehtësisht pas ndarjes dhe zgjidhjes së debatit të kufirit irlandez. Por është e gatshme të shqyrtojë alternativat, sipas zyrtarëve të përfshirë në negociatat e Brexit në Bruksel. May-i ka përjashtuar qëndrimin në bashkimin doganor, pasi do të thyente kështu një zotim të përsëritur, edhe pse ajo është nën presion nga Parlamenti për të ndryshuar këtë gjë.
BE ka kërkuar nga Britania të japë më shumë detaje rreth idesë së partneritetit doganor, duke përfshirë:
- Si mund të mbledhë tarifat e Bashkimit Evropian kur nuk është më ligjërisht anëtar i BE
- Si do ta pasqyrojë ligjin e BE-së, duke gëzuar gjithashtu lirinë për të devijuar nga ajo
- Si synon Britania të kanalizojë taksat doganore të mbledhura, për në buxhetin qendror të BE-së
- Si duhet të kthehen autoritetet doganore të BE-së për produktet e destinuara për Britaninë
- Si do të sigurojë Britania pajtueshmërinë me rregullat e origjinës, për të parandaluar hyrjen e mallrave më të lira në BE nga rrugë joformale