Kompanitë në të gjithë botën po fillojnë të rikthejnë njerëzit në vendin e punës. Ndërkohë që disa kanë frikë të dalin nga shtëpia, një numër i madh njerëzish ndihet ende në ankth.
70 për qind e më shumë se 1000 punonjësve të intervistuar nga PwC deklaroi se ka disa faktorë që i pengojnë ata të duan të kthehen në punë, si për shembull frika se mos sëmuren, përdorimi i mjeteve të transportit publik dhe mungesa e zgjidhjeve të besueshme për kujdesin ndaj fëmijëve në kopshte apo shkolla.
Që të përgatisni veten për rikthimin në zyrë dhe reduktimin e stresit, filloni të monitoroni ankthin tuaj. Mbajtja e tij përbrenda, apo dalja e tij jashtë kontrollit, thjesht do t’i përkeqësojë gjërat. Flisni me një mik, koleg apo profesionist të shëndetit mendor, mund t’ju ndihmojë.
Së dyti, jini i duruar dhe elastik. Protokollet që kompania juaj ka në fuqi do të ndryshojmë me siguri, me kalimin e kohës, ashtu siç do të dalin edhe informacione të reja Kjo është arsyeja se pse është kaq e rëndësishme të menaxhoni pritshmëritë tuaja mbi ndryshimet që duhet ende të vijnë.
Nëse drejtoni të tjerët, duhet t’i lajmëroni në mënyrë të përditësuar për ndryshimet për të cilat dëgjoni të flitet dhe të njoftoni njerëzit se çfarë po bëni për të qëndruar i informuar në emër të tyre.
Dhe në fund, përpiquni të krijoni një atmosferë disi të gëzueshme. Ju mund t’ua bëni më të lehtë tranzicionin punonjësve me gjetjen e mënyrave të thjeshta për ta. Bëni biseda që krijojnë një ndjesi çlirimi. Historitë se si njerëzit po përballen me këtë kohë të vështirë (qofshin frymëzuese apo me sens humori) mund të krijojnë një ndjesi komuniteti.
Nëse ekipi i punës nuk është veçanërisht i lidhur, përdoreni tranzicionin për të ndërtuar nivele të reja besimi dhe për të krijuar socializim. Këto gjëra nuk do ta zhdukin stresin që shkakton pandemia, por do ta bëjnë këtë përballje më të lehtë. Kjo mënyrë të vepruari, do të sjellë gëzim te të tjerët dhe në të njëjtën kohë, edhe te vetë ju.
*Ron Carucci
Burimi: Harvard Business Review