Mallrat e importit që i përkasin grupit të materialeve të ndërtimit që mbërrijë me anije në portin e Durrësit kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, në 7-mujorin e parë të vitit rritja ka shënuar shifra nga 2-25 mijë tonë për secilin nga materialet.
Megjithë situatën e krijuar nga pandemia në pjesën e parë të vitit, në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor janë përpunuar 92 mijë tonë çimento, 58 mijë tonë hekur, 67 mijë tonë profile, prokate, llamarinë; 24 mijë tonë xhama, etj.
Sasia e përgjithshme e mallrave të importit që janë përpunuar në portin e Durrësit në periudhën 7-mujore arrin në 831 mijë tonë, ose 15 për qind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2019.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.