Ministri i Financave Publike të Rumanisë Eugen Teodorovici në Kishinau të mërkurën ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë mes Rumanisë dhe Republikës së Moldavisë, e cila përfshin 150 milion euro. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të dy vendet da ta kenë ratifikuar atë, ndërsa pagesa e parë do të caktohet pasi qeveria në Kishinau të informojë qeverinë rumune rreth fazes së konsultimeve dhe negociatave që Moldavia ka me FMN-në.
Ne rikujtojmë se përkundër pengesës së skandalit shkaktuar nga çështja e një miliardë dollarëve të zhdukur nga sistemi buxhetor i vendit, FMN muajin e kaluar njoftoi se nuk do të negociojë një program të ri kredie me Republikën e Moldavisë, duke qënë se ish-Republika sovjetike nuk i është përmbajtur angazhimeve të saj për reforma. RRI