Të mirat: Fotokamera ballore është 2 megapiksel, ndërsa ajo e pasme 20.7 megapiksel e tipit BSI CMOS, gjithashtu e pajisur me teknologjinë e stabilizimit të imazhit (OIS), nga fleshi LED, me lente 24-240 mm f/3.1-6.3 dhe mbi të gjitha, me një zmadhim optik 10x që mundëson zmadhimin në përmasa të kënaqshme të objektivit pa humbur cilësi.
Të këqijat: Nuk janë evidentuar
Të përgjithshme: Një smartfon Android me funksione fotografike të spikatura, sensor 20,7 MP, OIS dhe zmadhim optik deri në 10 herë.
Çmimi: 519 euro
Pas shumë fjalëve të përhapura, tashmë hedhja në treg e Samsung Galaxy K Zoom është zyrtarizuar. Shtëpia prodhuese së fundmi ka bërë publike modelin e ri të dedikuar për të pasionuarit e fotografisë e që pason modelin e suksesshëm Galaxy S4 Zoom të prezantuar një vit më parë. Bëhet fjalë për një telefon me fotokamerë qendrore që ofron një kompartiment të pasuruar sa i përket imazhit. Shtëpia prodhuese e ka dizenjuar këtë model enkas për t’u dhënë përdoruesve një përvojë të veçantë në fotografi, veçanërisht për “selfie”. Fotokamera ballore është 2 megapiksel ndërsa ajo e pasme 20.7 megapiksel e tipit BSI CMOS, gjithashtu e pajisur me teknologjinë e stabilizimit të imazhit (OIS), nga fleshi LED, me lente 24-240mm f/3.1-6.3 dhe mbi të gjitha me një zmadhim optik 10x që mundëson zmadhimin në përmasa të kënaqshme të objektivit pa humbur cilësi. Përveç përftimit të fotove shumë cilësore, moduli i pasmë është i aftë të regjistrojë edhe video në format Full HD (1920 x 1080 piksel).
Galaxy S4 zoom ishte i pari smartfon me fotokamerë të qendërzuar që iu prezantua publikut nga Samsung, por përmasat nuk ishin të volitshme.
Me Galaxy K Zoom ka arritur ta zgjidhë këtë problem dhe të prezantojë një dizajn më në linjë me atë që mund të pritet nga një aparat smartfon. Përmasat janë: 137,5 x 70,8 x 16,6 milimetra dhe peshon 200 gramë.
Bazohet në sistemin operativ Android 4.4 KitKat. I pasuruar me një pamje të parë TouchWiz nga Samsung, Galaxy K zoom “ushqehet” nga një chipset hexa core i përbërë nga një procesor quad-core 1.3 GHz + dual-core 1.7 GHz, 2 GB RAM, 8 GB memorie të brendshme të zgjerueshme me: microSD, microSDSC, microSDHC e microSDXC.
Ekrani është 4,8 polësh me rezolucion 1280 x 720 piksel, ndërsa e kompletojnë aspektin teknik: ndërlidhja Wi-Fi, Bluetooth 4.0, USB 2.0, NFC, A-GPS + GLONASS, LTE, 3G e sensorët.
Në nivelin softuer janë prezente të gjitha aplikimet dhe funksionet që gjenden edhe te modelet e tjera të gamës Galaxy, si S Health Lite, Studio dhe modaliteti Ultra Power Saving Mode, i parë te Galaxy S5. Ka edhe një sërë zgjidhjesh të dedikuara për fotografinë, si Separation që lejon zgjedhjen e autofokusit dhe balancimin e ngjyrës së bardhë; Pro Suggest, që ofron pesë optimizime për filtrat; si dhe Selfie Alarm, që mundëson përftimin e shkrepjeve me vendosjen e kohës.
Duket se Galaxy K është telefoni/kamerë më i mirë i prodhuar ndonjëherë nga Samsung. Do të nisë të jetë në tregje në nivel botëror që nga ky muaj, në tri ngjyra: e zezë, e bardhë dhe blu.