Lajmi i ditëve të fundit është për modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S5 Prime, ndërsa ka informacione të shumta për kohën e daljes në treg të telefonit, si dhe çmimine tij.
Telefoni i parë i Samsung me ekranin QHD, Galaxy S5 Prime G906S, thuhet se do të dalë në treg në mesine muajit të ardhshëm.
Samsung Galaxy S5 Prime thuhet se do të kushtojë rreth 640 euro apo 880 dollarë. Ky ishte edhe çmimi i Galaxy S5 menjëherë pas lançimit zyrtar në treg, edhe pse tani, modeli i fundit i linjës Galaxy,mund të blihet për 550 euro, në pjesën më të madhetë tregjeve.
Kjo nuk është hera e parë që thuhet se Galaxy S Prime do të dalë në treg gjatë qershorit, por është ende e vështirë të besohet se Samsung do të jetë gati për lançimin e një modeli tjetër vetëm pak javë pas atij të Galaxy S5.