Zhvilluesi i pasurive të patundshme në Serbi, MPC Properties do të investojë mbi 100 milionë euro (116.0 milionë dollarë amerikanë) në ndërtimin e një qendre të re tregtare në Beograd, e cila do të hapet në fillim të vitit 2020, deklaroi vetë kompania për SeeNews javën e kaluar.
MPC do të ndërtojë një qendër tregtare të re dhe moderne me mbi 43,000 metra katrorë, në një sipërfaqe totale prej 130,000 m² në kryeqytetin serb të Beogradit.
“Ky investim do të konsolidojë ekspertizën dhe përvojën shumëvjeçare që kompania ka dhe do të sjellë trendet më të fundit botërore në industrinë e shitjes me pakicë në vend”, tha MPC.
Ndërsa godina u projektua nga Zyra Ndërkombëtare Arkitekturore, Chapman Taylor nga Dyseldorfi. MPC Properties është marrë edhe me hapjen e qendrës tjetër tregtare, Usce në Beograd, e cila ka një sipërfaqe prej 47,000 metra katrorë dhe 1,250 vende parkimi në dy katet e saj nëntokësore.