Drejtoria e përgjithshme e tatimeve u ka kujtuar tatimpaguesve se 30 marsi afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin.
Në një njfortim zyrtar Administrata Tatimore rikujton Tatimpaguesit se nesër, datë 30 Mars, është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2023.
DPT njofton gjithashtu se 31 marsi është afati i fundit për pagesën e Tatimit mbi Fitimin sipas pasqyrave financiare dhe deklaratës vjetore të Tatim-Fitimit për vitin 2022, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Kujtojmë Tatimpaguesit se mosdeklarimi i saktë dhe mospagesa brenda muajit Mars, ju penalizon me gjoba dhe interesa sipas ligjit.
Tatimet udhëzojnë të gjithë Tatimpaguesit, me qëllim shmangien e penaliteteve dhe kostove shtesë, të bëjnë deklarimet saktë, në afat dhe të paguajnë detyrimet brenda afatit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.