Transporti në nëntor, 80.2% e pasagjerëve me avion, trenat pa karburant punuan veç dy ditë

27/12/2019 11:36 AM 0 komente

Mbi 80 për qind e pasagjerëve kanë udhëtuar me avion në muajin nëntor teksa ata që bënë një udhëtim me tren ishin vetëm 136 me një rënie 96.6 për qind në raport me nëntorin 2018. Sipas INSTAT numri i fluturimeve të kryera, në Nëntor 2019 është 2.126, duke shënuar një rritje me 19,4 %, ndaj Nëntor 2018. “Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Nëntor 2019 është 57.335 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2018, ky tregues është rritur 21,8 %. Në njëmbëdhjete mujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 1.495.495 pasagjerë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë. Në muajin Nëntor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,2 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjete mujorin 2019 është 3.066.488 pasagjerë, duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson Instituti i Statistikave.

Arsyeja e rënies dramatike të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë me tren jepet nën një shënim të INSTAT ku thuhet se “numri i pasagjerëve sipas transportit hekurudhor në Nëntor 2019 rezulton me 96,6% rënie krahasuar me Nëntor 2018, për shkak se Hekurudha Shqiptare ka punuar vetëm dy ditët e para të muajit për efekt të mungesës së karburantit”.

Transporti i mallrave

“Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Nëntor 2019 është 322 mijë ton, duke u rritur 1,6 %, krahasuar me Nëntor 2018.

Në njëmbëdhjetëmujorin 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4,1 milion ton, duke u rritur me 15,4 %, krahasuar me vitin 2018. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Nëntor është 1,2 milion ton-kilometër, duke u ulur me 26,2 %, krahasuar me Nëntor 2018.

Në njëmbëdhjetëmujorin 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18,8 milion tonkilometër, duke u rritur me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Në muajin Nëntor 2019, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 203 ton mallra, duke u ulur me 2,5 %, në krahasim me Nëntor 2018. Në njëmbëdhjetëmujorin 2019, me ajër janë transportuar 2.125 ton mallra duke u rritur 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018”vlerëson INSTAT.

 

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Sipas statistikave në Nëntor 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 77,6 mld lekë dhe 50,1 % e tyre u transportua me det. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 870,3 mld lekë dhe 52,0 % e tyre u transportua me det.  “Në Nëntor 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 58,8 %, me rrugë 40,5 % dhe me ajër 0,3 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 7,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 39,2 % dhe me ajër 0,5 %. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Nëntor 2019, mallrat e importuara me det zënë 46,1 %, me rrugë 45,6 % dhe me ajër 3,8 %. Mallrat e importuara me rrugë në Nëntor 2019 janë ulur me 4,1 %, krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2018. Në njëmbëdhjetëmujorin e 2019, mallrat e importuara me det zënë 48,6 %, me rrugë 43,5 % dhe me ajër 3,1 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës” thuhet në raport.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of