Turkish Airlines ka nisur të zbatojë rregulloren, e cila ndalon futjen në avion të pajisjeve elektronike më të mëdha se telefonat celularë.
Konkretisht nga Aeroporti Ataturk në Stamboll, personeli i Turkish Airlines ka marrë pajisjet elektronike të udhëtarëve, tabletët dhe laptopët, duke i vendosur në një kontejner special.
“Pajisjet elektronike do të merren nga një zyrtar i kompanisë ajrore gjatë kontrollit të fundit para hyrjes në avion dhe do të vendosen në bagazhin i cili i mbron nga dëmtimi”, deklaroi për AA të premten drejtori ekzekutiv i Turkish Airlines, Bilal Eksi, duke garantuar se pajisjet nuk do të dëmtohen dhe as nuk do të humben.
Më 21 mars, SHBA thanë se vendimi do të zbatohet në raport me dhjetë aeroporte të huaja, nga të cilët tetë nga shtete me shumicë myslimane, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll.
Më vonë edhe Britania e Madhe lëshoi një ndalesë të ngjashme për fluturimet të cilat vijnë nga Turqia, Libani, Egjipti, Arabia Saudite, Jordani dhe Tunizia.
/ Anadolu Agency (AA).