Biznesi i vogel ka kundërshtuar gjerësisht masën e qeverisë për futjen në skemën e TVSh të gjithë atyre me xhirro nga 2-5 milionë lekë. Në këto kushte qeveria dhe institucionet e përfshira direkt në proces kanë qenë aktive për të sqaruar mënyren si do funksionojë.
Në këtë kuadër ishte edhe takimi i fundit i Drejtores së Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero priti në një takim Kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, ku u diskutua mundësia për të rritur mirëkuptimin, dhe bashkëpunimin në mënyrë që t’i vihet në ndihmë biznesit të vogël që është përfshirë në skemën e TVSH-së.
Nga ana e saj znj. Vjero theksoi angazhimin e plotë të Administratës Tatimore për të të informuar, trajnuar dhe asistuar biznesin e vogël në të gjithë vendin, duke vënë në dispozicion kapacitetet njerëzore, por edhe materialet informuese.
Palët ranë dakord që të organizohen tryeza dhe takime të përbashkëta në mënyrë që të përcillen mesazhet e duhura te biznesi i vogël në lidhje me të drejtat dhe detyrimet tatimore që ata kanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.