Ministri i Ekonomsië Arben Ahmetaj ka reaguar sot lidhur me marrëveshjen që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Sipas Ahmetajt, marrëveshja me FMN është një nga lajmet më të mira që ka pasur qeveria në 6 muajt e fundit. Një pjesë serioze e marrëveshjes është reflektuar në paketën fiskale që ne kemi kaluar në parlament, që uli taksat për 97 % të shqiptarëve. Në 1 prill hiqet TVSH e medikamenteve. Ne e thirrëm FMN dhe Bankën Botërore në Shqipëri, pasi është e kundërta e asaj për të cilën Berisha e refuzoi, dhe kjo është transparenca. Qeveria Rama kërkoi FMN të bashkohej me në për një rritje afatgjatë të ekonomisë.
Ahmetaj tha se kjo marrëveshje jo vetëm uli taksat, jo vetëm që nxori në dritë të gjithë problemet e trashëguara në vite, por edhe ndikon në rritjen ekonomike të vendit. Kemi gjetur 720 milionë dollarë borxhe të fshehura. “Marrëveshja me FMN është një marrëveshje rritjeje dhe përveç të gjitha reformave të marra nga qeveria shqiptare, ka edhe një injektim serioz në funksion të përmirësimit të ekonomisë”, tha ai.
Ahmetaj shtoi se edhe Banka Botërore do të sjellë financime për projekte të reja në Shqipëri, ndërkoi që shtoi se këto paketa ndihme, për herë të parë nuk i shtrëngojnë shqiptarët, por përkundrazi sjellin në ekonomi një disiplinë që do jetë në funksion të rritjes ekonomike.
Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë detyrim brenda marrëveshjes që qeveria shqiptare të rritë çmimin e energjisë elektrike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.