Aksionet aziatike u rritën për ditën e katërt radhazi duke pasuar rrijen në aksionet globale teksa masat e reja të Greqisënxitën optimizmin se së shpejti do të arrihet një marrëveshje.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index shtoi 0.1 perqind në148.71 në Tokio pasi kërceu me ritmet më të shpejta në dy muaj të hënën. Aksionet në Evropë dhe Amerikë fituan të hënën pasi kryeministri grek prezantoi një sset të ri propozimesh të masave shtrënguese. Liderët evropiane I dhanë qeverisë greke 48 orë për të kryer përpjeken finale të nevojshme për të kënaqur kreditorët dhe për ti dhënë fund ngërcit pesë mujor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.