Bullgaria afron Iranin për gazsjellësin Nabucco
Bullgaria i ka bërë thirrje Iranit për t’u bashkuar me tubacionin e gazit Nabucco në harmoni me raundin e ri të bisedimeve të Iran-Group 5 +1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britani plus Gjermani) referuan raportet e medias.
Thirrja është përcjellë gjatë takimeve të fundit mes ambasadorit iranian për Bullgarinë,Abdullah Norouzi, dhe Kryeministrit tëBullgarisë, si dhe zyrtarëve të tjerë bullgarë, njoftoi agjencia e lajmeve “Sofia”.
Thirrja nga Bullgaria erdhi pasi Presidenti iranian, Hassan Rouhani, javën e kaluar theksoi se Bullgaria zotëron potencialet e duhura për të ndihmuar Iranin të fitojë qasje në pjesën tjetër të vendeve europiane, veçanërisht për transferimin e energjisë.
“Bullgaria mban një status superior gjeografik në Europën Juglindore dhe ajo mund të veprojë si një urë mes Iranit dhe vendeve europiane në të gjitha fushat, përfshirë transferimin e energjisë”, – deklaroi Rouhani në një takim me ambasadorin e ri të Bullgarisë në Teheran, Christo Polendakov.
Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, njoftoi gatishmërinë e Teheranit për tëfurnizuar me gaz vendet europiane.
“Irani, në të njëjtin nivel me Rusinë, gëzon të gjitha burimet (e nevojshme) për të siguruar gaz në Europë”, – tha Zarif në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij, Erlan Idrissov, në Astana më 13 prill.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian theksoi se vendi i tij nuk ka aspak ndërmend të zëvendësojëapo të rivalizojë eksportet e gazit rus, dhe tha: “Teherani është një partner i besueshëm dhe kjo çështje është kuptuar nga Kina, India, Pakistani dhe Turqia, të cilat përdorin gazin e Iranit”.
Irani, i cili zëvendin e dytë në botë për rezerva tëgazit natyror pas Rusisë, po përpiqet të rrisëprodhimin e gazit të tij, duke rritur investimet e huaja dhe vendase, posaçërisht në fushën e gazit South Pars. Vendi aktualisht furnizon me gaz Turqinë dhe Armeninë dhe pritet që këtë vit të fillojë pompimin e gazit në Irak.
Republika e Azerbajxhanit ishte vendi i parë që ftoi Iranin në Gazsjellësin Trans-anatolian (TANAP) disa ditë pasi Irani dhe fuqitëbotërore arritën në mirëkuptim në Lozanë muajin e kaluar.
Tubacioni Nabucco është një tubacion gazi natyror i propozuar, i cili fillon nga Erzurum i Turqisë për të përfunduar në Baumgarten të Austrisë në mars dhe ka për qëllim të reduktojë vartësinë e gazit të Europës nga Rusia.
Projekti i tubacionit Nabucco u propozua për herë të parë në vitin 2002, me vendet pjesëmarrëse (të cilët në vitin 2009 nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare), përfshirë Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Austrinë. Megjithatë, ideja qëndroi pezull në vitin 2013 teksa Azerbajxhani, burimi kryesor i gazit për projektin, preferoi në një moment të caktuar tubacionin e gazit Trans-anatolian (TANAP), ndërsa disa shtete europiane zgjodhën South Stream tëGazprom.
Irani u propozua si një burim potencial i gazit, por sanksionet ndërkombëtare të imponuara mbi programin e tij aq të kundërshtuar bërthamor e bëri këtëide të papranueshme.
Një zbulim i madh i kohëve të fundit në bisedimet e Iran-G5+ 1i ka shtyrë vendet europiane ruajnë shpresën për rigjallërimin e Nabucco me pjesëmarrjen e Iranit.
Irani ka rezervat e dyta më të madha në botë me gaz pas Rusisë dhe ka qenë në mesin e prodhuesve kryesorë në botë të gazit gjatë dekadave të fundit.
Gazsjellësi Trans-Anatolian është një tubacion i gazit natyror që kalon nga Azerbajxhani nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Turqisë drejt Europës.
Ai do të jetë një pjesë qendrore e Korridorit të Gazit Jugor, i cili do të lidhë fushën gjigante të gazit Shah Deniz në Azerbajxhan me Europën nëpërmjet Gazsjellësit South Caucasus Pipeline (SCP), TANAP dhe Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).
Ky projekt është i një rëndësie strategjike, si për Azerbajxhanin ashtu dheTurqinë. Kjo do të mundësojësë pari eksportet e gazit azerbajxhanas në Europë, përtej Turqisë. Ai gjithashtu do të forcojë rolin e Turqisë si një shpërndarës kyçrajonal për energjinë.
Ndërtimi i tubacionit filloi zyrtarisht nëmars të vitit 2015 dhe pritet të përfundojë në vitin 2018.
Projekti u njoftua më 17 nëntor të vitit 2011 në Forumin e Tretë të Energjisë sëDetit të Zi dhe Ekonomik në Stamboll. Më 26 dhjetor të vitit 2011, Turqia dhe Azerbajxhani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke themeluar konsorciumin për të ndërtuar dhe për të operuar tubacionin.