Dollari u pozicionua drejt fitimeve javore kundrejt euros dhe jen teksa përmirësimi i të dhënave ekonomike mbështeti spekulimin se Fed do të eleminojë stimujt këtë vit.
Dollari ndryshoi pak në1.3817 per euro në Londër nga dje, pozicionuar për përparimin javor prej 0.5 per qind. Ai ishte i pandryshuar në 102.39 jen pasi preku 102.57, niveli më i fortë që nga 8 prilli, dhe është pozicionuar për përparimin prej 0.8 per qind që nga 11 prilli. Euro u tregtua në 141.46 jen nga141.44, dhe është forcuar 0.2 per qind këtë javë.
Dollari Australian ishte në 93.36 cent amerikanë nga 93.30 cens, pozicionuar për një rënie prej 0.7 per qind këtë javë, me ritmet më të shpejta që nga pesë ditët në 24 janar. Ai arriti në 94.61 në 10 prill, shifra më e lartë që nga 8 nëntori.
Tregjet financiare bë SHBA, Britani, Gjermani, Hong Kong, Singaporë, Australi dhe Zelandën e Re janë nga tregjet e mbyllura për festë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.