Qeveria ka një plan kombëtar për sigurinë në rrugë dhe ndër masat kryesore është pikërisht ruajtja e elementeve të sigurisë të rrugës dhe elementeve të sinjalistikës, pasi janë drejtpërdrejtë të lidhura me sigurinë e personit. Kështu u shpreh Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto në takimin me temë “Koordinimi i masave per ruajtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve nga nderhyrjet e paligjeshme” ku morri pjesë edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Parashikohet që masat administrative të 10 fishohen për të gjithë ata që ndërhynë në mënyrë të paautorizuar në elementet e sigurisë së rrugës dhe të sinjalistikës. Masat do të jenë gjithashtu edhe penale për të gjithë ata që ndërhyjë dhe dëmtojnë elementët ne tëresi të infrastrukturës rrugore. Masat penale varjojnë nga 3 deri në 7 vjetë burgim për personat të cilët ndërhyjnë në mënyrë të pa autorizuar në rrugë.
Në fjalën e tij, Haxhinasto tha se është ndërtuar jashtë çdo lloj standardi duke dëmtuar shumë rëndë sigurinë e njerëzve dhe duke sjell amortizim të jashtëzakonshëm të fondit të rrugëve që ka vendi. Duke pershpejtuar amortizimin e tyre do të thotë një kosto shumë e madhe për shtetin, por para së gjithash për qytetarët, të cilët janë taksa pagues në këtë vend dhe cdo gjë bëhet me kontributin e tyre. “Nëse do të bëjmë një vlerësim të shpejtë të situatës të paligjshmërisë në rrugë, këto shifra janë vetëm për fondin e rrugëve që administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për 3770 km që ka ky fond janë mbi 3500 ndërhyrje të pa ligjshme, që do të thotë që në cdo kilometër të fondit rrugor shqiptar afërsisht ka nje ndërhyrje të pa ligjshme. Situata ështe problematike, një pjesë e konsiderueshme e tyre rreth 30 % janë karburante. Sot në vend jane rreth 1000 pika karburanti, ndërkohë që vetëm 10 % e tyre janë me leje, sigurisht që ne kemi filluar procesin e hartimit të masave për të ndërhyrë, me qëllim që edhe ky sektor kaq i rëndësishëm të standartizohet sipas gjithë normave Evropiane, ndonse për momentin jemi shumë larg tyre.
Të kesh 1000 karburantë me 3700 km rrugë, do të thotë të kesh afersisht një karburant për cdo 3.7 km, shpenzim i jashtëzakonshëm i parave të biznesit dhe qytetarëve shqiptar, përgjegjësi shumë e madhe e atyre që kanë dhënë lejet e përkohëshme, sigurisht edhe për ata që i kanë ndërtuar pa leje. Kemi filluar hartimin e konceptit dhe standartit për këtë qëllim, i cili do të normalizoj situatën në rrugët e vendit, me qëllim që edhe ato pika karburanti të cilat do të kualifikohen sipas standartit, do të kene të gjithë parametrat e hyrjes dhe daljes në rrugë, me qëllim që në asnjë rast të mos kompromentohet sigurimi i jetës. Kjo ndërhyrje që unë përmenda dhe kjo situatë problematike nuk përfshin grumbullimet e inerteve që bëhen pranë akseve të rrugëve në buzë të tyre. Dihet fortë mirë se cfarë distancash duhen rrespektuar me qëllim që perimetri rrugës të ruhet i paprekur, 60 m është autostrada, 40 m është perimetri për rrugët interurbane kryesore, dhe 30 m për ato interurbane dytësore, ndërkohë që këto ndërhyrje që po flasim sot, janë absolutisht brenda këtij perimetri dhe të jashtëligjshme.
Ajo cka përbën problem madhor dhe prioritar për ne për te cilën duam ta ndajmë me ju dhe sigurisht ta trajtojmë në mënyrë prioritare është ndërhyrja direkte në elementet e sigurisë të rrugëve në gardrele, në elementet e sinjalistikës, ndërhyrje të cilat përkthehen menjëherë në një rrisk shumë më të lartë për përdoruesit e rrugës, një rrisk edhe për kalimtarët që përdorin atë rrugë”, tha Haxhinasto.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.