Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës ka thënë se linja ajrore e B&H po përballet me falimentimin duke pasuar një tjetër raund bisedimesh të pasuksesshme me kompaninë e menaxhimit të aseteve Heta, e cila zotëron dy avionët e transportuesit. Kryeministri i Federatës, Fadil Novaliç, tha se të dy palët kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi kthimin e rreth 8 milion eurove të borxhit që i detyrohet Heta-s për qeranë financiare të ATR 72s. Si rezulatat i këaj logaritë bankare të kompanisë ajrore janë bllokuar prej muajsh
“I takon huadhënësit të vendosë nëse B&H Airlines do të falimentojë ‘, tha zoti Novaliç, duke shtuar se qeveria nuk do të japë më subvencione për transportuesit. Ndërsa B&H zotëron të drejtën e subvencioneve shtetërore nëpërmjet taksave të pasagjerëve, qeveria nuk i ka kryer pagesa linjave ajrore në dy vjet. HETA i është përgjigjur vërejtjeve të Kryeministrit, duke deklaruar
“Shumica e B&H Airlines është në pronësi të qeveriasë së Federatës, dhe si e tillë, është qeveria ajo që vendos për hapat e ardhshëm, në mënyrë që të zgjidhë detyrimet kontraktuale të cilat janë të dizajnuara për të shmangur një faliment të mundshëm. Nëse qeveria nuk është në gjendje të angazhohet në asnjë nga zgjidhjevet e ofruara, dhe nuk mund të marrë përgjegjësinë për detyrimet kontraktuale, ne presim që të informohemi zyrtarisht për këtë ‘.