Gjatë punimeve të sotme të Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë insinuatat se marrëveshja me FMN ishte nënshkruar në mënyrë sekrete dhe aq më pak se do të rriste taksat për shqiptarët.
“Marrëveshja e fshehtë me FMN-në, është si thirrja për kataklizmë për taksën e naftës që do rritej e që sipas opozitës do të sillte pasoja shkatërruese në ekonomi. Ku e keni rritjen e çmimit të naftës,” replikoi Kryeministri, ndërsa shtoi që nga momenti i aplikimit të akcizës së re për naftën çmimi është rritur vetëm me 3 lekë.
Reagimi erdhi pas akuzave të opozitës lidhur me këtë çështje.
Sipas saj, qeveria, me marrëveshjen e fshehtë me FMN po varfëron më tej shqiptarët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.