Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka fituar pikë ndaj dollarit i cili ps një rritjeje tepër të lartë vetëm në fillim të javës, sot dhe dje ka rënë.
Ai ra dje me 0.18 lekë ndërsa sot shënoi një rënie me 0.01 lekë, duke u këmbyer me 112.56 lekë
Ndërsa monedha euro ka vazhduar rritjen e saj. Ajo u rrit sot me 0.26 lekë, duke u këmbyer me 140.17 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare euro ra me 0.2 për qind në 1.2453 në Londër. Edhe dollari Australian pësoi një rënie gjatë ditës së sotme. Rënia e indeksit të dollarit do të forcohet akoma më tej edhe në ditët në vijim shprehet deputeti i BQE-së, Philip Lowe.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.