Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2013, i cili do të marrë edhe miratimin e Kuvendit. Në mbledhjen e qeverisë, ministri i Financave, Bedri Hamza bëri prezantimin e projektbuxhetit që sipas tij është rezultat i diskutimeve të zhvilluara me të gjithë aktorët e brendshëm institucional dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Përgatitja e projektbuxhetit 2013 u bë brenda afateve dhe kornizës ligjore. Ai është në përputhje me objektivat e qeverisë së së Kosovës për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe makrofiskal. Projektbuxheti 2013 ka marrë parasysh edhe rreziqet e ndikimeve nga kriza aktuale në vendet e eurozonës dhe në ekonomitë e vendeve tjera të rajonit”, tha ministri. Buxheti i Kosovës për vitin 2013, planifikon të ardhura të në total 1 miliard e 423 milionë euro, ndërsa shpenzimet kapin shifrën prej 1 miliard e 586 milion eurosh. Nga ky buxhet, tashmë janë ndarë 30 milionë euro për autostradën Prishtinë-Shkup.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Arritja e objektivit të furnizimit me ujë 24 orë për Tiranën kërkon përmirësim të thelluar në infrastrukturë për tju përgjigjur zhvillimeve demografike që ka marrë dhe vijon të marrë kryeqyteti. Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë së fundmi po kërkon një kompani që do të hartojë…
Yield-et e bonove të thesarit pësuan një rënie të mëtejshme ën ankandin e ditës së martë, duke prekur nivelet më të ulëta në gjashtë muajt e fundit. Sipas informacionit nga banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.41%, nga 3.54% që kishte qenë…
Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet për tregun e shitblerjeve të pronave në bregdet. Ndërsa në Tiranë, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkesa për apartamente është e njëjtë krahasuar me vjet. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, tha për…
Barra tatimore mbi pagat u rrit vitin e kaluar teksa inflacioni uli më tej të ardhurat mujore të të punësuarve. Përllogaritjet e OECD, të cilat u bënë të krahasueshme me Shqipërinë nga qendra ALTAX, tregojnë se pesha tatimore (sigurime shoqërore + shëndetësore +TAP) për të…
Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët pësoi përsëri rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars individët zotëronin rreth 20.05% të instrumenteve të borxhit të brendshëm të emetuara…
Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive Shqiptare gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese kanë prezantuar konkluzionet përfundimtare për padinë ku kërkohet shfuqizimi i ligjit “për akcizat” që unifikoi akcizën te prodhuesit vendas nga 1 janari 2023. Seanca e parë…
Shqipëria turistike ka vijuar të mbetet një magnet për të huajt në katër muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje dyshifrore të hyrjes së të huajve. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se në janar-prill kanë hyrë në territorin e vendit…
Skema e mbledhjes së borxheve të prapambetura nëpërmjet disa institucioneve financiare jobankare dhe shoqërive përmbarimore ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Histori që tregojnë se si disa individë…
Në episodin e radhës të podcastit "Business Plus" do të vendosim si kryefjalë të bisedës teknologjinë dhe se si investimi në këtë sektor të së ardhmes, mbledh fryte të mira. E ftuara e sotme Hatixhe Bilibashi, themeluese e ICT Academy dhe STEM Albania. Ky podkast…
Gjatë vitiT të kaluar, vlera e mallrave të importuara ishte 5.8 miliardë euro. Kurse, vetëm gjatë muajit prill të këtij viti, Kosova ka importuar mbi 500…
Konsumatorët e Eurozonës ulën pritshmëritë për inflacionin muajin e kaluar, tregoi një sondazh i ri i Bankës Qendrore Europiane, pikërisht në kohën kur banka po bënte…
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova,…
Shtëpitë automobilistike europiane po përballen me “një formë asimetrike të konkurrencës” jo vetëm me Kinën, por edhe me subvencionet e makinave elektrike të SHBA-së Gjigantët…
Kina krijoi fondin e tretë të investimit shtetëror, i parashikuar për të nxitur industrinë e gjysmëpërcjellësve, me një kapital të regjistruar prej 344 miliardë juanësh (47.5…
Një praktikë e re në kulturën e punës, thuhet se po shfaqet mes mijëvjeçarëve. Quiet quitting, është një praktikë, e përhapur së tepërmi mes mijëvjeçarëve, që…