Teknologjia lehtëson fshatin, por ul nevojën për punonjës
Bujqësia është burimi kryesor për furnizimin me ushqim të çdo vendi, qoftë ky i zhvilluar ose jo. Me rritjen e popullsisë, por edhe të urbanizimit, duke qenë se më shumë njerëz po jetojnë në qytet, automatizimi i proceseve dhe teknologjia ka qenë domosdoshmëri. Eduard Istrefi, përfaqësues i Istrefi Company, që sjell për tregun shqiptar pajisje që automatizojnë procese të ndryshme në ferma, thotë për “Monitor” se teknologjia ka lehtësuar fshatin nga punët e rënda të mëparshme, ka rritur produktivitetin në […]
Punëtorët robotë, shtetet me numrin më të lartë të tyre
Epoka makinave dhe robotëve duket se ka filluar vërtet. Të dhënat nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës tregojnë se ritmi i automatizimit industrial po përshpejtohet në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara, ku shifrat tregojnë se për çdo 10 mijë të punësuar në të gjithë botën, janë instaluar 66 robotë industrialë në 2016-n. Një vit më vonë, ky raport ishte 74. Europa ka numrin më të madh të robotëve për 10 mijë të punësuar, me 99 njësi, ndërsa Amerika […]
Automatizimi do të ulë vendet e punës
Flet Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Si po e ndryshon tregun e punësimit zhvillimi teknologjik ? Kur flasim për ndryshimet teknologjike duhet të ndalemi në dy momente: Çfarë po ndodh në botë dhe çfarë po ndodh në Shqipëri. Pse ne e lidhim me botën? Tashmë industritë tona, ose ekonomia jonë, janë të orientuara drejt rajonit dhe botës. Gjithçka që ndodh në ndryshimet teknologjike, në mos për dy apo tre muaj, brenda gjashtë muajve fillon […]
Automatizimi mund të eliminojë 73 milionë vende pune deri në 2030
Evolucioni i shpejtë i Inteligjencës Artificiale mund të eliminojë deri në 73 milionë vende pune deri në 2030 në Amerikë, sipas një raporti të fundit nga Instituti McKinsey. Kërkimi shkencor ka dalë në përfundimin se humbjet mund të amortizohen nëpërmjet rritjes së produktivitetit, rritjes ekonomike, si dhe faktorëve të tjerë. Sidoqoftë, mbajtja e punësimit të plotë ka gjasa të jetë sfiduese duke qenë se ekonomia dhe tregu i punës do të kërkojnë konfigurim masiv. Një automatizim i ndërmjetëm (jo i […]
Teknologjia në banka ka zëvendësuar punë rutinë
Intervistë me znj. Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e bankës ProCredit Shqipëri. Ndikimi i teknologjisë në sektorin bankar Si ka ndikuar teknologjia në strukturën e punësimit të bankës ProCredit? Banka ProCredit ka filluar të operojë në tregun shqiptar në vitin 1995 dhe që prej kësaj kohe, institucioni ka pësuar ndryshime të shumta. Janë realizuar zhvillime pozitive, ku nga një institucion që në fillimet e saj mbështeste me financime mikrobizneset, ka kaluar nëpërmjet një zhvillimi gradual, duke u pozicionuar në […]
Shkëlqimi i rremë i biznesit të farmacive
Tregu i barnave është zgjeruar me 16% vitin e kaluar dhe është rritur me 2.2 herë gjatë dekadës, ndërkohë që operatorët e mëdhenj kanë rritur të ardhurat prej rritjes së konsumit të medikamenteve. Mirëpo ndryshimi i shpeshtë i politikave të rimbursimit, mbingopja me operatorë në tregun e pakicës dhe lejimi me ligj i monopoleve vertikale kanë dobësuar fitimet, sidomos tek operatorët e pakicës. Importuesit e mëdhenj po rrisnin shitjet, por rritja e arkëtimeve nga shitjet është frenuar vitin e kaluar nga […]
Toma: Biznesi i vështirë i farmacisë, 8 problemet e mëdha të tregut
Presidentja e Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma, thotë se, tregu i farmaceutikës në zinxhirin a pakicës po vuan nga mbingopja në qytetet e mëdha, teksa politikat e rimbursimit shpesh krijojnë humbje të mëdha që i mbartin bizneset. Rreziqet po shtohen nga shtrirja e depove dhe importuesve në shitjen me pakicë, e cila më parë ka qenë e ndaluar me ligj. Ndërsa profesionalizmi nuk është i përfshirë në marzhin e fitimit. Zonja Toma, si i vlerësoni zhvillimet në tregun e […]
Sinjalet negative të rënies së parasë në qarkullim
Paraja gjithsej në qarkullim ka shënuar rënie historike në katër muajt e parë të vitit, duke shpjeguar indirekt forcimin e ndjeshëm të monedhës vendase. Eksperti Xhepa thotë se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë për të rritur ofertën e parasë, përndryshe zhvillimet në kursin e këmbimit mund të futen në një rrugë të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për segmente të rëndësishme të popullsisë. Sasia e parasë gjithsej që qarkullon në ekonomi ka shënuar rënie historike në katër […]
Agonia apo lavdia e lekut
Flet dr. Selami Xhepa, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti Europian i Tiranës Si e shpjegoni rënien e parasë gjithsej në katër muajt e parë të 2018-s, që rezulton më e forta historike, të paktën që nga viti 2002? Zhvillimet monetare më duken befasuese dhe krejt të pazakonta. Rënia e ndjeshme dhe shumë e fortë e masës monetare, e matur sipas të gjithë agregateve monetare, që nga baza monetare, dhe matësit e njohur si M1, M2 dhe M3, mendoj […]
Bujqësia moderne
Agropylltaria është një praktikë pak e dëgjuar në Shqipëri, por aplikimi i saj do të përmirësonte ndjeshëm sektorin bujqësor në vend, do të kishim një administrim më të mirë të tokës bujqësore dhe një numër më të madh të produkteve organike. Në Shqipëri, rastet e aplikimit të agropylltarisë kanë qenë sporadike, por po bëhen përpjekje që fermerët të mësojnë si të përfitojnë prej saj, duke rritur jo vetëm rendimentin dhe të ardhurat e tyre, por edhe duke përmirësuar cilësinë e […]
Pushime më të shtrenjta
Sezoni veror 2018 premton të jetë interesant edhe për shqiptarët. Nis Kampionati Botëror i Futbollit dhe Rusia shënohet në hartën e destinacioneve; Egjipti premton të jetë sërish tërheqës, Greqia dhe Mali i Zi me çmime shumë të favorshme dhe Turqia, dashuria e shqiptarëve me ofertën ‘all inclusive’, por më të shtrenjtë sesa vjet. Ku do të pushojnë shqiptarët, e favorizuar nga euro e lirë, këtë vit? Nga Deada Hyka Vera 2018 ka trokitur. Të shumtë janë ata […]
Risitë e draft-ligjit të ri
Sigurimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe kompanitë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar draftin e ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Por cilat janë risitë e tij për kompanitë, institucionet dhe qytetarët? Më i rëndësishmi është sistemi bonus-malus, i cili synon të orientojë primin që paguan çdo qytetar sipas profilit të riskut. Kompanitë kufizohen tashmë në lojën e tyre me çmimet. Ato mund të ndryshohen deri në dy herë në vit. Kur mjeti ndryshon pronësinë, kontrata […]
Historia me fund të lumtur e Kurum
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, procedura e falimentit, me synim riorganizimin e një kompanie, ka funksionuar. Kurum, që shpalli falimentin në fillim të vitit 2016, sot po punon me kapacitet të lartë dhe brenda 7 vjetësh pritet të shlyejë të gjithë kreditorët. Si u arrit që një kompani në prag të kolapsit të kthehej në një model suksesi, që tashmë po mendon për investime të tjera… Puna nis me ritëm të lartë që në orët e […]
MERCEDES A-CLASS, HORIZONTE TЁ LARGЁTA
Modeli që ka ringjallur imazhin e kolosit gjerman ka mbërritur në serine e katërt, duke u rritur në përmasa e duke u prirur drejt së ardhmes, falë sistemit infotainment me inteligjencë artificiale. Debutimi në pranverë Pak, por i sigurt mbetet fakti se revolucioni ishte ai i vitit 2012, kur Mercedes vendosi që për modelin A-Class, të braktisë formulën e njëvëllimshes, skemë e dashur dhe origjinale (në atë kohë, po aq revolucionare), për të përqafuar formulën e dyvëllimshes sportive. Ndoshta […]
Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor do të fuqizojë Europën
Përmbushja e reformave të nevojshme të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në drejtim të pranimit të tyre në BE, mund të ndikojë edhe në fuqizimin dhe ripërtëritjen e vetë Bashkimit Europian, shkruan Andrey Kovatchev*. Në Samitin Ballkanik, më 17 maj, të organizuar në Sofje, në vendin që mban Presidencën e Këshillit të BE-së, Presidenti Tusk ripohoi angazhimin e BE-së për një perspektivë europiane në Ballkanin Perëndimor. “Bashkimi Europian është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i të […]
Rajon / Rumania, Kroacia, Bullgaria, ndër eksportuesit kryesorë të forcës punëtore të BE-së
Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga zyra e statistikave të BE-së, më shumë se 2.3 milionë rumunë dhe 533,000 bullgarë të grupmoshës ndërmjet 20 dhe 64 vjeç nuk jetonin në shtetin e tyre, por në një shtet tjetër të BE-së. Në 2017, një e pesta e rumunëve, një e gjashta e kroatëve dhe një e teta bullgarëve të grupmoshës nga 20 deri në 64 vjeç, banonin kryesisht në një vend tjetër të BE-së, thuhej në raportin e publikuar […]
Rajon / Debati i vjetër Greqi – Maqedoni, në fazën përfundimtare
Bisedimet për t’i dhënë fund debatit të vjetër midis Greqisë dhe Maqedonisë mbi emrin e ish-republikës jugosllave janë në “fazën përfundimtare”, tha javën e kaluar ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, pas negociatave në Bruksel. Ministri Dimitrov tha se negociatat do të vazhdojnë midis ekspertëve mbi çështjet ligjore dhe teknike, duke thënë se marrëveshja ishte në fazën përfundimtare dhe mund të miratohej përpara takimit të planifikuar të BE-së në fund të qershorit. Mosmarrëveshja e emrit midis këtyre dy vendeve daton […]
Bullgari / Energjia ishte tema kryesore e bisedimeve të Borisov me Putinin ishte energjia
Çështjet e energjisë ishin tema kryesore e takimit midis Kryeministrit bullgar, Borisov, dhe Presidentit Vladimir Putin. Pasi Presidenti Rumen Radev hapi rrugën drejt përmirësimit të marrëdhënieve bullgaro-ruse javën e shkuar, kryeministri Bojko Borisov, ishte ai që shkoi në Rusi jo vetëm për ta vazhduar dhe për ta forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, por për të diskutuar konkretisht për temën e energjisë. Për zhvillimin e këtyre dy takimeve, mediat ruse bënë më shumë bujë në krahasim me ato bullgare, të cilat […]
Bullgari / Udhëtojnë më shumë në Turqi, Greqi dhe Serbi
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, në muajin prill, bullgarët udhëtuan më shumë në vende si Turqi, Greqi dhe Serbi. Numri i bullgarëve që vizituan Belgjikën u rrit me 40.7%, dhe me 20.1% numri i atyre që vizituan Maqedoninë. Rënie shënuan vende si Mbretëria e Bashkuar me 3.9%, Spanja me 2.0%, Franca me 1.5% dhe Republika Çeke me 1.4%. Në krahasim me prillin e 2017-s, ka pasur një rritje prej 20.5% për udhëtimet e biznesit […]
Kroaci / Bie prodhimi industrial
Referuar të dhënave të publikuara nga Zyra Kroate e Statistikave, prodhimi industrial i Kroacisë shënoi rënie në prill. Gjatë këtij muaji, ai ra me 1.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe pas një rënieje prej 1.7% të shënuar në mars. Prodhimi në industrinë e minierave dhe atë të guroreve shënoi një tkurrje prej 9.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në baza mujore, prodhimi industrial ra me 0.9%.
Rajon / Turqia dhe Rusia i japin fund mosmarrëveshjes mbi çmimin e gazit
Turqia dhe Rusia kanë nënshkruan dy marrëveshje dhe një protokoll, për t’i dhënë fund procesit të arbitrazhit ndërmjet kompanisë turke të hidrokarbureve, BOTAS dhe asaj ruse të energjisë, Gazprom, si dhe për ndërtimin e linjës së dytë të gazsjellësit “Rryma Turke”. “Në projektin e gazsjellësit ‘Rryma Turke’, një protokoll është firmosur me autoritete të qeverisë turke për ndërtimin e pjesës tokësore të linjës, e cila do të shtrihet në Europë”, thuhet në një komunikatë të Gazprom-it. Krahas protokollit – vijon […]
Rikthehen kujtimet e hidhura të lirës turke
Deklaratat ekonomike të Presidentit Erdogan frymëzuan investitorët ndërkombëtarë Në këtë situatë aspak të qetë, për shkak të shqetësimeve mbi ecurinë e ekonomisë turke, një shef ekzekutiv i cili nuk dëshiron që ta bëjë publik emrin e tij, tregon një histori për të gjithë ne. Një ditë, në mesin e krizës valutore të viteve 1994, ai mori pjesë në një takim. Vetëm disa orë pas përfundimit të takimit, lira turke ra në nivele shumë të ulëta, aq të ulëta saqë […]
Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet
Megjithatë mos u shqetësoni. Rreziku më i mundshëm i kësaj situate është një luftë tregtare Në 2017, ekonomia globale u rrit me 3.8%, ritmi më i shpejtë që nga viti 2011, e cila u shoqërua edhe me një kthim në investimet e biznesit në të gjithë botën e pasur. Rritja e tregtisë globale u rrit me 4.9%, gjithashtu norma më e shpejtë e rritjes që nga viti 2011. Monedhat e tregjeve në zhvillim u vlerësuan kundrejt dollarit, duke e […]
Etja e pashuar e Kinës për udhëtime në shtete të huaja.
Çfarë do të bënte industria botërore e turizmit pa kinezët? Thuhet se ai është destinacioni i dytë më i vizituar nga turistët kinezë në Britani, pas Pallatit të Buckingham, edhe pse Liu Xiaoming, ambasadori i Kinës në këtë shtet, që nga viti 2009, me shaka thotë se ka refuzuar ftesat e vazhdueshme për të marrë pjesë në ceremonitë e mbjelljes së pemëve atje, shkruan The Economist. Ky qytet i shndërruar në një atraksion për një numër të madh turistësh […]
Hapja e portave
Tashmë, udhëtarët kinezë i ndesh kudo në botë. Vendimi i Kinës për të lejuar qytetarët e saj të udhëtojnë lirisht jashtë vendit po ndryshon jo vetëm botën, por edhe Kinën “Ky njeri është politikisht i besueshëm dhe nuk ka të dhëna kriminale”. Këto kanë qenë fjalët që aplikantët për pasaportë kineze i prisnin me padurim. Të shkruara me shkrim dore, në fund të një formulari, ato nënkuptonin fundin e disa javëve, apo edhe muajve pa gjumë, duke mbajtur radhë […]
Gratë do të përfitojnë më shumë nga automatizimi se sa burrat
Studime të ndryshme tregojnë se gratë janë më mirë të pozicionuara se sa burrat ndaj rrezikut të automatizimit të punës dhe madje, mund të përfitojnë prej tij. Gratë janë të mbipërfaqësuara në profesione që kërkojnë nivele të larta të aftësive sociale dhe ndjeshmëri (infermiere, mësuese) ku do të ishte e vështirë të zëvendësosh një njeri me një robot. Në vendet e zhvilluara, gratë kanë mesatarisht nivele më të larta arsimi dhe njohuri në teknologji, duke u dhënë atyre avantazh konkurrues […]
Qeveria i hap rrugë procedurës / Kontrolli fizik i makinave do të kalojë te privati
Qeveria ka vendosur të kalojë shërbimin për kontrollin fizik të mjeteve te privati, një shërbim që aktualisht e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor përmes drejtorive rajonale. Në ndryshimet që i janë bërë Udhëzimit “Për dokumentet e qarkullimit dhe të regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre” nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, jepen edhe detajet për mënyrën sesi pritet të vijojë procesi. Burime nga ministria thanë për “Monitor” se kalimi te […]
Tatimet: Deklaroni tatimin në burim për qiratë, por edhe për të ardhurat që fitoni jashtë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një njoftim zyrtar për shtyp, u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve (individë apo subjekte tregtare) se duhet të llogarisin, deklarojnë dhe paguajnë Tatimin në Burim për të gjitha të ardhurat e realizuara me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, të cilat janë objekt i tatimit, sipas legjislacionit tatimor, duke përmbushur kështu detyrimin që ju lind atyre për të bërë pagesa për të ardhurat e realizuara. Në zbatim të ligjit nr. 8438, […]
Qeveria / Autorizohen pagesat për inceneratorin e Tiranës
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e së enjtes së kaluar, një seri vendimesh ku bien në sy dy prej tyre. I pari lidhet me autorizimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që të vijojë me financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut të Tiranës/ Bashkia e Tiranës, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i vend-depozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”. […]
Tenderët / Kush shpallet fitues por nuk realizon detyrimin, do të refuzohet automatikisht në procedurat e radhës
Agjencia e Prokurimit Publik ka ndryshuar udhëzimin e saj të janarit 2018 “Mbi përdorimin e procedurës së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri në mënyrën sesi bëhen ofertat. Dy janë pikat kyçe të këtij udhëzimi të ri, ku e para lidhet me objektin e aktivitetit që kanë operatorët ekonomikë që hyjnë në tenderë, që duhet të jetë e njëjtë me atë për të cilën kërkohet shërbimi apo malli. Nëse […]
Kosova dhe Mali i Zi, pa taksë kufitare
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi janë duke rishikuar disa politika të rritjes së bashkëpunimit, ndërkohë që po shqyrtohet edhe mundësia e heqjes së taksës kufitare. Ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, janë takuar në Prishtinë ku kanë diskutuar për disa projekte bashkëpunimi në infrastrukturën rrugore, ajrore dhe hekurudhore, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media. Aty është […]
Automjetet nuk mund të regjistrohen më pa paguar gjobat
Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një kumtese, ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga data 1 qershor, nuk mund ta bëjnë regjistrimin e automjeteve, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor. Sipas Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor, […]
Mbi 2.5 miliardë euro, vlera e kredive të qytetarëve
Vlera e kredive të qytetarëve të Kosovës, në dhjetë bankat komerciale, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, ka arritur në mbi 2.5 miliardë euro, prej tyre mbi 900 milionë euro janë kredi familjare, ndërsa 1.6 miliardë euro janë kredi për ndërmarrje. Mesatarja e normës së interesit për kredi është 6.8%. “Kreditë e dhëna nga sektori bankar përshpejtuan rritjen gjatë vitit 2017, një rritje që karakterizoi edhe tremujorin e fundit të vitit 2017. Sektori bankar kreditoi ekonominë vendase në […]
Depozitat, kreditë – prill 2018
Depozitat Depozitat në sistemin bankar kanë vijuar tendencën rënëse dhe në muajin prill të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të publikuara sot, totali i kursimeve në banka në fund të muajit prill ishte 978 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.6%, apo 5.8 miliardë lekë në krahasim me muajin e mëparshëm. Efektin në këtë rënie e ka dhënë tërësisht ulja e kursimeve në valutë (kryesisht euro), teksa depozitat në lekë janë rritur, të ndihmuara nga korporatat financiare […]
Memecët e pasur në Parlamentin e milionave
Parlamenti është streha e një pasurie prej 150 milionë dollarësh të shpërndarë në 140 deputetë. Kaq pasuri në majën më të lartë të pushtetit, në një vend ku PBB llogaritet 4 mijë euro për frymë, krijon shqetësime për shkak të hendekut të madh social dhe ekonomik me votuesit. Mirëpo kjo pasuri nuk arrin as të flasë në raport të njëjtë me përmasat e saj. Shumë rrallë, ose fare, kemi pasur raste që përfaqësues të biznesit në politikë, të jenë ngritur […]