Rikardo Kaka kthehet tek Milani. Gjithçka e mbyllur në orët e para të mëngjesit, kur edhe futbollisti ka pranuar ofertën e kuqezinjve, pasi këta të fundit kishin rënë dakord me Realin për një largim të brazilianit në formën gratis. Madje, shumica e tifozëve kanë pritur pambarimisht për lajmin që sitet e ndryshme sportive italiane, por kryesisht “Sky”, kanë dhënë detajet dhe zyrtarizimim. Por, pikërisht dita e djeshme ishte edhe “qershia mbi tortë” dhe mbyllja “alla Galiani” që tanimë është bërë e zakonshme nga administratori i deleguar kuqezi. Menjëherë sapo është bërë lajmi zyrtar i blerjes së Kakasë, fjalët e brazilianit kanë qenë: “Mezi pres të kthehem në shtëpi”. Një rikthim pas katër vjetësh dhe pas tre tentativash
kuqezi, që kishin nisur në verën e vitit të shkuar dhe që vijuan edhe në janar të këtij viti, por që u konkretizua pikërisht këtë verë. Kur në qershor të vitit 2009 erdhi lamtumira e famshme e tij me disa fjalë që dëshpëruan pa masë tifozët,
sidomos pas ndeshjes me Fiorentinën, e fundit në kampionat për të, të gjithë u ndjenë sikur i kishte ikur një pjesë e zemrës. Sot, ata kthehen të këndojnë për Kakanë dhe e bëjnë këtë me gëzimin më të madh. Por, si ka qenë dita e djeshme, një maratonë transmetimi direkt dhe pritja e tifozëve në aeroport. Riki ka zbarkuar pas mesdite edhe është
pushtuar nga fotografitë, autografet dhe turma. Por, ashtu si ishte e pritshme, ai ka kthyer këtë dashuri duke vendosur
dorën në zemër.
Ballkoni – Dhe, pjesa më e bukur ka qenë kur ka dalë tek ballkoni i “Via Turatit” duke përshëndetur tifozët me
fanelën kuqezi dhe me shallin e Milanit. Më pas, ai ka firmosur fanelën nga pas dhe ia ka hedhur turmës.
Burimi: http://www.sportekspres.com/