Ka shkuar përtej edhe parashikimeve të Masimo Moratit ky fillim kampionati i Interit të tij. Presidenti zikaltër,
megjithatë, preferon që të mbajë një profil të ulët. Historia mëson se ndonjëherë mjafton një rezultat për të ndryshuar
totalisht opinion: “Prisja një ndeshje të bukur, por doli një ndeshje e shkëlqyer në një fushë tepër të vështirë. Mund të shkojmë përpara nëse ruajmë këtë përqëndrim dhe luajmë kaq mirë, por jemi ende në javën e dytë”. Sigurisht, përshytpja është se fitorja e thellë në Siçili nuk duhet kaluar si e vogël, sepse tashmë dihet që “Massimino” i Katanias ka qenë tabu për Interin dhe për Maxarrin, që kur ky i fundit drejtonte Napolin. Mes futbollistëve më në formë kanë qenë Xhonatan dhe Alvarez, që në të shkuarën kanë pasur disa probleme me vazhdimësinë. “U blenë sepse kishin cilësi. Alvarez i tregoi edhe sezonin e shkuar. Mes të rinjve e dija se Kampanjaro ishte i aftë, por jo kaq sa tregon. Të tjerët po tregojnë atë që kishim
parë. Taider? U kërkua nga Maxarri”. Mbi ndeshjen e radhës Inter-Juventus, që vjen pas impenjimeve të Kombëtareve, Morati: “Janë ndeshje të bukura, sidoqodftë dhe kurdo që të luhen”.
Burimi: http://www.sportekspres.com/