Nesër nis lëvrimi i pagës prej 40 mijë lekë të përfituesve të paketës të zgjeruar. Kryeministri Edi Rama deklaroi se 27.589 punonjës do të kthehen në punë me hapjen e fashës të parë dhe të dytë të bizneseve. Sipas kryeministrit Rama pavarisht kthimit të punë, punonjësit do të përfitojnë si 3 pagat e paketës të parë dhe pagën 40 mijë lekë me paketën e zgjeruar.
“Qoftë taksitë dhe një pjesë e konsiderueshme të punonjsve që janë kthyer në punë dhe do të kthehen javën e ardhshme janë edhe përfitues të 3 pagave të luftës dhe të bonusit 40 mijë lekë. Pavarsisht faktit të hapjes, çfarë është dhënë nuk do të merret. Taksistë kanë marrë 1 pjesë dhe do të marrin edhe dy pjesë, nuk do t’u merren mbrapsht pavarësisht se fillon puna. Pagat e dytë do të merret në muajin dhe paga e tretë në muajin qershor.
Nuk duam t’u japim përshtypjen askujt se po i kthejmë në punë për të mos u dhënë lëkët, ato do t’u jepen siç është premtuar.
Nesër fillon lëvrimi për bonusin e 40 mijë lekëve dhe parashikohen që brenda javës të parë të jepen të gjitha paratë”, u shpreh Rama.
Kryeministri u shpreh se përfitues do të jenë edhe punonjësit në të zezë, ku sipas tij përbëjnë afro 70 mijë familje. Bonusi parashikohet të jetë mbi 8 mijë lekë dhe do të jepet vetëm një herë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.