62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të arrijnë në Kosovë këtë të mërkurë.
Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.
Kosova pritet që së shpejti të furnizohet edhe me 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca nga COVAX.
Ndonëse furnizimi ende nuk është nisur për në vend, nga UNICEF kanë bërë të ditur se janë bërë gati 62 mijë e 400 doza të vaksinës për Kosovën.
“62,400 doza janë gati për t’u transportuar”, kështu ka bërë të ditur në një deklaratë për media zyrtarja për informim.
Ndërsa, 201 mijë e 420 doza të vaksinës janë alokuar nga COVAX për Kosovën.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë informacione se kur do të furnizohet Kosova me këto 62 mijë e 400 vaksina, megjithëse pasi ato janë bërë gati, furnizimi mund të ndodh këtë javë.
Me mbi 62 mijë vaksinat që do të vinë nga COVAX pritet të vaksinohen personat e përfshirë në fazën e parë të vaksinimit, të cilët nuk kanë arritur ta marrin vaksinën deri tani, për shkak të sasisë së vogël.
Në fazën e dytë, sipas Planit të Imunizimit, grupi i synuar për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 do të përbëjë 17% të popullsisë së përgjithshme dhe do t’i përfshijë grupmoshat 65-79, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Kujtojmë që Kosova deri tani është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca-s nga COVAX dhe 4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer nga BE.
Kosova vazhdon të qëndroj edhe më tej larg shteteve tjera sa i përket furnizimit me vaksina dhe vaksinimit të popullsisë.
Që prej 13 marsit, 2020 deri më 9 maj, 2021, në Kosovë janë regjistruar 106,442 raste pozitive me koronavirus.
Prej tyre, 2,208 pacientë kanë vdekur dhe 97,675 janë shëruar. Raste aktive janë 6,559.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.