Shpresat për një marrëveshje buxheti përpara fundit të vitit u zbehën të enjten, me liderët e kongresit që fajësojnë njërit tjetrin për ngecjen e negociatave, disa ditë përpara se të hyjë në fuqi ulja domethënëse e shpenzimeve dhe rritja e taksave.
Barack Obama u telefonoi liderëve të Kongresit të mërkurën nga Hauai përpara se të ndërpriste pushimet e Krishtlindjeve për t’u kthyer në Uashington dhe do të takohet me ta të premten pasdite në Shtëpinë e Bardhë në një përpjekje të fundit për bisedime.
John Boehner, zëdhënësi i Shtëpisë Republikane gjithashtu njoftoi se anëtarët e tij do të kthehen në kryeqytet të dielën, duke përgatitur skenën për bisedime të furishme në dy ditët e fundit të vitit.
Ndërhyrja e z.Obama kishte pak ndikim të menjëhershëm, me Harry Reid, liderin e Senatit Demokratik, që ka kritikuar republikanët që nuk marrin në konsideratë një plan të demokratëve për të rritur taksat pë rata që fitojnë më shumë se 250 mijë dollarë.
Rritja automatike e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve me vlerë 600 miliardë dollarë, një grup masash që kërcënojnë që ta çojnë sërish ekonominë më të madhe të botës në recesion, do të fillojnë në 1 janar, vetëm në rast se Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi do të arrijnë një marrëveshje përpara kësaj.
Pavarësisht perspektivës së bisedimeve të reja duket se demokratët dhe republikanët janë shumë të ndarë për taksat dhe shpenzimet, që të arrijnë një marrëveshje në kohë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.