UBS do të kërkojë një kthim nga kapitali, një matës i përfitueshmërisë, prej të paktën 15%, duke filluar nga 2015, krahasuar me qëllimin e mëparshëm prej 12 deri në 17%, tha banka me seli qendrore në Zyrih. Ajo do të reduktojë personelin me më shumë se 15% në 54,000 përgjatë tre viteve, duke shkurtuar 10 mijë vende pune në mënyrë që të kursejë edhe 3.4 miliardë dollarë franga zvicerane (3.6 miliardë dollarë).
Ermotti po riformaton bankën teksa autoritetet rregullative zvicerane po ushtrojnë presion mbi UBS dhe Credit Suisse Group AG (CSGN), që të rrisin kapitalin dhe të reduktojnë aktivitetet me rrezik.