Tenerife – Xhevahiri i Ishujve Kanarike
Ishulli më popullor dhe njëkohësisht më i madh prej ishujve të famshëm të Spanjës është Tenerife. Ky ishull me peizazh të mrekullueshëm pret më shumë se 10 milionë vizitorë në vit. Tenerife është shumë popullor, veçanërisht gjatë Pashkëve katolike, megjithatë është atraksion që vizitohet gjatë gjithë vitit.
Tenerife nuk ka qenë gjithmonë kaq i lulëzuar. Turistët filluan të vërshojnë drejt këtij ishulli, vetëm pas zhvillimit të transportit masiv ajror, në vitet 1960. Megjithëse, për arsye politike, ishulli është pjesë e Spanjës dhe Bashkimit Europian, Tenerife, si të gjitha ishujt Kanare kanë doganë dhe taksa më vete, kështu, këtu mund të gjeni cigaret dhe alkoolin më të lirë në Europë.
Në këtë ishulli është edhe maja më e lartë e Spanjës – Pico del Teide. I lartë 3,718 metra, mali vullkanik dhe rajonet përreth formojnë një nga parqet natyrore më të mëdha në Spanjë. Aksesi ditor drejt këtyre zonave mundësohet nëpërmjet dy pikave – Puerto de la Cruz dhe Playa de las Americas.
Kjo pjesë e ishullit – Playa de las Americas-Los Cristianos, është një nga zonat me më shumë restorante, bare dhe jetë nate. Ky qytet është ndërtuar për turistët, kështu çdo turist mund ta gjejë veten në mënyra të ndryshme dëfrimi.
Ana jugore e ishullit mund të jetë vendi i përsosur për një pushim të qetë. Këtu vendasit ju përshëndesin jo vetëm në spanjisht dhe anglisht, por edhe në gjermanisht dhe italisht. Plazhet janë të bardhë, për shkak të rërës së importuar nga Shkretëtira e Saharasë.