Pasanikët e Europës fituan miliardat pas votës në Francë
Çmimi i aksioneve në të gjithë Europën Kontinentale u rrit pas votimit në raundin e parë të zgjedhjeve që përcaktoi garën finale midis kandidatit të qendrës Macron dhe kandidates së ekstremit të djathë Marine Le Pen.
Bloomberg, i cili gjurmon pasurinë e miliarderëve, tha se pasanikët europianë e rritën totalin e pasurisë së tyre me 2.6% si rezultat i zgjedhjeve.
Miliarderi spanjoll Amancio Ortega, pronar i Zara-s, realizoi të ardhurat më të mëdha gjatë ditës, me pasuri neto 2.7 miliardë dollarë duke u renditur kështu personi i dytë më i pasur në botë.
Macron-i pritet të fitojë gjerësisht zgjedhjet në raundit e dytë dhe është kandidati më favorit në tregjet financiare, duke marrë parasysh se zgjedhja e tij do të mbajë Francën në Eurozonë dhe do të forcojë angazhimin e vendit në Bashkimin Europian.
Euro shënoi nivelin më të lartë të këmbimit në pesë muaj.