Si të ndalohet huamarrja e qeverisë në kurriz të popullit të tyre
Parimet mbi transparencën e borxhit të miratuar në një samit të G20 mund të jenë lëvizja e duhur në këtë drejtim Në vitin 2016, qeveria e Mozambikut pranoi se kishte borxhe të fshehta që arrinin vlerën 1.4 miliardë dollarë, ose 11% të PBB-së, kryesisht si garanci për huatë për kompanitë e mbështetura nga shteti. Rritja ra, vlera e monedhës vendase gjithashtu dhe donatorët e huaj të frikësuar nga kjo situatë u larguan, shkruan The Economist. Rezultatet kanë qenë “shkatërruese”, […]
Plani sekret i BE-së për një Grexit katastrofik
Një libër i ri, The Last Bluff (Blofi i Fundit) i Viktoria Dendrinou dhe Eleni Varvitsioti, raporton përgatitjet zyrtare që u morën nga Greqia në lidhje me situatën e vështirë që kaloi Plani top-sekret u hartua në vitin 2012, përpara se Greqia të zhytej në situatën katastrofike të viteve në vijim. Këtij plani iu vu një emërtim i koduar “Pranimi i Kroacisë në Bashkimin Europian”, për të larguar çdo dyshim nga skenari që paralajmëronte fundin e shtetit më në […]
Europa funksionon në mënyra të çuditshme
Presidenca e BQE-së është ndryshe nga të tjerat, por jo imune ndaj marrëveshjeve të fshehta “Dreka më e gjatë në histori” është përshkrimi që Jonathan Powell, këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i bëri takimit të krerëve të Bankës Qendrore Europiane (BQE) në vitin 1998, shkruan The Economist. Francezët, të etur për të vendosur në këtë post të përzgjedhurin e tyre, i bindën gjermanët që fillimisht në krye të BQE-së të caktohej holandezi Wim Duisenberg, i cili do të […]
Kredencialet presidenciale
Pse Erkki Liikanen duhet të jetë kreu i ri i BQE-së. Pasardhësi i Mario Draghit duhet të ketë ekspertizën e nevojshme, të jetë i aftë në gjykim dhe të ketë aftësi politike Një prej pozicioneve më të lakmuara në Europë, pozicioni i kreut të Bankës Qendrore Europiane (BQE) është aktualisht i lirë, SHKRUAN The Economist. Ky pozicion është i një rëndësie të lartë, pasi nëpërmjet tij mbikëqyren bankat dhe përcaktohen normat e interesit të cilat përdoren në 19 shtete […]
Dallgët që kërcënojnë turizmin
Shqipëria është përgatitur që këtë vit të presë 6.6 milionë turistë. Kjo është shifra zyrtare, larg optimizmit fillestar, i zbehur nën dallgën e përplasjeve politike që kanë alarmuar agjencitë e huaja. Teksa turistët gjermanë, polakë, i gjejmë duke u relaksuar në Golem dhe mirëkuptues për situatën e përgjithshme, bizneset e hotelerisë shprehen të shqetësuar për perspektivën në vitin 2020. Ulja e rezervimeve do të ishte fatale për investimet miliona euroshe të tyre. Polakët konfirmojnë se ka tkurrje të numrit të […]
Rusia, “kthen sytë” nga Shqipëria, agjencitë ture për të përgatitur paketa
Mark Savin, bloger dhe fotograf nga Rusia, së bashku me Larisën, menaxhere e marrëdhënieve me publikun në agjencinë “Tui Russia”, do të përshkojnë në pesë ditë Shqipërinë nga Veriu në Jug. Aktualisht, në ditën e tyre të tretë, i gjejmë në Durrës dhe të nesërmen do të nisen drejt Vlorës. Të dy shprehen optimistë për Shqipërinë, si një destinacion turistik dhe misioni i tyre është të marrin përshtypjet nga terreni, për të hartuar paketa të dedikuara që do t’i paraqiten […]
Turizmi nuk nxit prodhuesit e vegjël të verës
Turizmi është një nga sektorët me potencial më të lartë për nxitjen e prodhimit vendas dhe zinxhirit të vlerës, përfshirë transportin, prodhimin dhe shërbimin e ushqimeve, produktet artizanale etj. Sokol Hoxha, i “Shkodra Travel”, pohon se ai është i gatshëm që të furnizohet me verë nga prodhuesit vendas të vegjël, por kjo po rezulton e pamundur, për shkak se ata nuk arrijnë që të pajisen me pullë fiskale dhe si rrjedhojë, nuk mund të shesin me fatura. “Monitor” foli me […]
“Shqipëria potencial të jashtëzakonshëm, por duhet të përmirësoni shërbimin”
Flet Larisa Akhaniva, menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun “Tui Russia” Natyra e jashtëzakonshme dhe njerëzit miqësorë janë dy elementet që kanë befasuar më së shumti Larisa Akhaniva, e cila ka ardhur në Shqipëri me një mision të veçantë nga agjencia “Tui Russia”, ku punon si menaxhere e marrëdhënieve me publikun. Ajo nënvizon se vendi ynë i ka të gjithë asetet për të zhvilluar turizmin, por duhet të përmirësojë disa aspekte të tjera që lidhen me këtë industri ku në […]
“Shqipëria po shtrenjtohet, mund të blejmë Greqinë dhe Turqinë me të njëjtën vlerë”
Maciej Sokalski, Koordinator i Shitjeve për “Rego-Bis” në Poloni Turqia dhe Greqia, dy vende me një imazh të konsoliduar në sektorin e turizmit, janë tashmë konkurrentet kryesore të Shqipërisë për të tërhequr tregun polak. Maciej Sokalski, koordinator i Shitjeve për Agjencinë “Rego-Bis” në Poloni dhe rezident në Durrës, shprehet se në vitin 2018, paketat turistike të vendit tonë u bënë relativisht të shtrenjta. Nëse situata përsëritet edhe këtë vit, tkurrja është e pashmangshme, çka ka nisur të reflektohet në […]
Valixhet gati për pushime…
Destinacione tradicionale e të reja, paketat ‘all inclusive’ që ofrojnë komoditetin e mjaftueshëm. Prej vitesh këto janë zgjedhjet për pushimet e shqiptarëve jashtë shtëpisë. Spanja dhe Portugalia janë trendi i ri, por nuk mbeten pas as vendet ekzotike. Agjencitë turistike janë optimiste për ecurinë e prenotimeve, ne mes të alternativave gjithnjë e më të larmishme, pavarësisht situatës politike të paqartë… Nga Deada Hyka Vera 2019 zyrtarisht ka nisur. Të shumtë janë ata që kanë planifikuar herët ditët e […]
Destinacionet low cost në Europë
1. Budapest, Hungari Budapesti është votuar si destinacioni më i mirë europian 2019, si dhe më i liri. Kryeqyteti i Hungarisë është numri një në listën e udhëtimit që sugjeron Europian Best Destination. Qyteti është i mrekullueshëm, me një trashëgimi të pasur arkitekturore dhe historike: ofron një ndërthurrje të kulturës, gastronomisë në lulëzim dhe avantazhet e ujërave termale dhe pamjeve të trashëgimisë botërore. Perla e Danubit nuk është vetëm destinacioni më i mirë europian, por është edhe një nga qytetet […]
Zhgënjen blegtoria
Disa vjet më parë, sipërmarrësit i kthyen sytë nga bujqësia, kryesisht në fermat blegtorale. Zhgënjimi erdhi shumë shpejt. Shumë prej fermave të mëdha, tashmë janë mbyllur dhe mesa duket, edhe fati i të tjerave do të jetë i njëjtë. Kompanitë e mëdha agropërpunuese po mbështeten te lënda e parë që vjen nga importi, i cili shënoi rritje në 5-mujorin e parë. Shqiptarët i paguajnë prodhimet shtazore bazë shumë më shtrenjtë se rajoni Nga Ledina Loga Astriti merret me […]
Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta për qumështin, vezët dhe djathin
Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Eurostat për vitin 2018, Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të ushqimeve në rajon, duke iu afruar shumë mesatares europiane. Për grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike çmimet në Shqipëri janë sa 79% të mesatares së Bashkimit Europian, më e larta në rajon. Pas Shqipërisë, renditet Mali i Zi dhe Maqedonia, me një nivel çmimesh 78%, ndjekur nga Bosnjë – Hercegovina me nivelin 76% dhe Maqedonia e Veriut me 62%. Grupin e […]
TVSH 6% nxori në pah vështirësitë e blegtorisë
Në fund të muajit mars, bujqit dhe blegtorët, kryesisht nga zona e Myzeqesë, dolën në protestë duke bllokuar rrugët nacionale dhe duke flakur produktet. Shkak i këtij acarimi u bë ndryshimi i skemës së TVSH-së, ku Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në shitje u ul në 6% nga 20%. Të parët që e ndien këtë ishin blegtorët që rrisnin bagëti për qumësht. Agropërpunuesit, të cilët po përballeshin me pagesa të larta të TVSH-së, po ushtronin presion që fermeri të ulte […]
Statistikat tregojnë se si po tkurret blegtoria
Numri i gjedhëve në vitin 2018 është 467.318 krerë, duke shënuar rënie me rreth 1,7%, në krahasim me vitin 2017, raporton INSTAT. Në vitin 2018, numri i të leshtave është 1.863.837 krerë, duke shënuar një rënie me 3,2% krahasuar me vitin 2017. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 73,3% ndaj totalit të tufës. Numri i të dhirtave në vitin 2018 është 917.155 krerë, duke pësuar një rënie vjetore me rreth 1,7%, në krahasim me […]
99% e bizneseve shqiptare, menaxhim primitiv
Një vrojtim i Bankës Botërore te bizneset e vogla dhe të mesme që përbëjnë 99% të totalit të bizneseve në vend, gjeti se ato operojnë në mungesë të plotë të praktikave të menaxhimit financiar dhe në përgjithësi, me intuitë. Gjysma e sektorit është në informalitet dhe pjesa e informalizuar ka menaxhim primitiv Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri zënë 99% të totalit të bizneseve, kontribuojnë me 81% në totalin e punësimit dhe kontribuojnë në 67% të qarkullimit, […]
Investimet kineze në Europë, sfida e ardhshme më e madhe e BE-së
Investimet kineze në Europë kanë arritur në nivele të larta në dy dekadat e fundit. Nëse nga njëra anë, kjo është një mundësi e mirë për të nxitur rritjen ekonomike në disa vende, nga ana tjetër (kryesisht nga disa prej shteteve më të pasura të botës) shihet si një kërcënim i drejtpërdrejtë, shkruan Andreas Vou për VoxEurop. Sipas statistikave të grupit Rhodium, investimet në Bashkimin Europian nga Kina arritën nivelin rekord 35 miliardë euro në vitin 2016, një rritje 50-fish […]
Kroaci / Industria e turizmit, në kërkim të më shumë punëtorëve të huaj
Industria e turizmit e Kroacisë, një prej shtyllave kryesore të kësaj ekonomie, i kërkoi qeverisë që të lejonte hyrjen e më shumë punëtorëve të huaj të cilët do të ndihmojnë stafin aktual në baret dhe restorantet e ndryshme gjatë pikut të sezonit, raporton Tred. Kroacia, shteti anëtar më i ri i Bashkimit Europian, është shumë i varur nga ecuria e turizmit gjatë verës, pasi kjo industri kontribuon me pothuajse 20% në Produktin e Brendshëm Bruto. Situata nuk është aspak e […]
Rumani / Rihapen disa prej minierave
Rumania po rihap minierat e mineraleve të rralla të tokës për të joshur investimet në fabrikat e baterive elektrike, duke u bërë pjesë e një nisme të gjerë europiane, që synon përvetësimin e një pjese më të madhe të tregut global. Qeveria po rinovon operacionet në tre miniera që prodhojnë minerale të rralla, duke përfshirë europiumin dhe dysprosiumin, për herë të parë në tre dekada, u shpreh në një intervistë në Bukuresht, ministri i Ekonomisë, Nikolae Badalau. Bisedimet me prodhuesit […]
Serbi / Halkbank e Turqisë hap degën e saj të 34
Huadhënësi turk, Halkbank, hapi në fillim të këtij muaji, degën e 34 të tij në Serbi. Në përurimin e kësaj dege, në qytetin lindor të Smederevos, Drejtori i Përgjithshëm i Halkbank në Serbi, Kenan Bozkurt, tha se vendimi për të hapur degën e re në qytetin e Smederevos u mor pasi ai është një prej qyteteve më të vjetër të Serbisë dhe me një histori të pasur. Ambasadori turk në Serbi, Tanju Bilgiç, tha se Halkbank është një nga arsyet […]
Bullgari / Eksportet në Kinë arrijnë rekordin më të lartë
Në takimin e zhvilluar në qytetin kinez të Ningbo (ku u mbajt nisma e përvitshme e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore 17+1) midis ministrit bullgar të Ekonomisë, Emil Karanikolov dhe zëvendëskryeministrit kinez, Hu Chunhua, u diskutua mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik midis Bullgarisë dhe Kinës. Ministri Karanikolov nënvizoi se Bullgaria mbështet dhe ndihmon në mënyrë aktive në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj nisme. Emil Karanikolov theksoi se bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në sektorin e […]
Rumani / Rritet deficiti i tregtisë së jashtme
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave Bullgare, deficiti i tregtisë së jashtme të Rumanisë shënoi rritje në muajin prill. Deficiti tregtar u rrit në 1,38 miliardë euro në prill nga 1.23 miliardë euro në muajin paraardhës. Në muajin prill, eksportet u rritën me 5.7%, ndërsa importet me 10.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bullgari / Operatori Portual i Dubait, i interesuar të investojë në portet bullgare
Një nga operatorët më të mëdhenj portualë në botë, Dubai Port World, ka shfaqur interes për të investuar në portet bullgare dhe për të krijuar qendra të teknologjisë së lartë të logjistikës në qytete të vendit. Kjo u njoftua menjëherë pas zhvillimit të takimit ndërmjet kreut të shtetit bullgar, Rumen Radev me Sulltan Ahmed bin Sulayem, CEO i Dubai Port World dhe njëkohësisht një nga biznesmenët më me ndikim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Takimi mes tyre ndodhi menjëherë pas […]
Lëvizje të mëdha në tregun bankar të rajonit
Marrëveshjet ndërmjet SocGen dhe OTP kryesojnë tregun e M&A. Bankat greke vazhdojnë shitjen e aksioneve të tyre në rajonin e Europës Juglindore Konsolidimi i sektorit bankar në Europën Juglindore (EJL) vazhdoi me po të njëjtin ritëm të shpejtë të 2018, pasi shumica e marrëveshjeve kishin të bënin me shitjen e vazhdueshme të aseteve nga huadhënësit grekë dhe grupi bankar francez Societe Generale, shkruan See News, një njësi e inteligjencës për Europën Juglindore me zyra qendrore në Bullgari, në raportin […]
5 banka, ndër 100 më të mëdhatë e rajonit
Pesë banka që veprojnë në Shqipëri u renditën ndër 100 më të mëdhatë sipas aktiveve në Europën Juglindore, në renditjen e 100 bankave më të mëdha në Europën Juglindore. Banka Kombëtare Tregtare renditet në vendin e 33, nga i 27 që ishte vitin e kaluar, me një total asetesh prej 3.5 miliardë eurosh dhe fitime prej 60.2 milionë eurosh. Raiffeisen Bank është e 42-a në Europën Juglindore, sipas madhësisë, me një total asetesh prej 1.8 miliardë eurosh dhe fitimesh prej […]
Art e kallamboq
Nga Fatos Fico Një nga diskutimet filozofike, që fatkeqësisht bota mbarë nuk e merrte vesh nga Radio Tirana, si çdo diskurs tjetër filozofik në Shqipërinë e para viteve ‘90 ishte – a quhet radha e zënë natën në dyqanin e fruta-perimeve me një gur, e drejtë e patjetërsueshme, apo duhet vendosur një trastë ose rrjetë, meqenëse bëhet fjalë për blerje? Kishte plot raste kur dikush që shkonte në orën 4:00 të mëngjesit, shikonte 10 gurë të vendosur më parë, […]
Kush po synon ta marrë hotelin “Grand” të Prishtinës
Zinxhiri më i madh i hoteleve në botë, “Sheraton”, po synon Kosovën. Ky hotel, i pranishëm në rreth 450 vende të botës, dëshiron të shtojë në listën e tij edhe hotelin “Grand” në Prishtinë. Hoteli u privatizua në vitin 2006 në një vlerë mbi 8 milionë euro. Kontrata detyronte blerësin e hotelit “Grand” që të bënte investime në vlerë mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 persona “Marriott Group”, të cilët janë edhe pronarë të “Sheraton”, prezantuan së […]
Serbia triumfon me Eurobondin 10-vjeçar, si e humbën “garën” për borxhin
Serbia arriti të emetonte me sukses këto ditë një Eurobond 10-vjeçar me vlerë 1 miliard euro kundrejt një interesi 1.6%. Sipas të dhënave nga ankandi, norma e ulët e interesit u diktua nga kërkesa e lartë e investitorëve për të blerë borxhin serb, të cilët ofruan 6 miliardë euro kundrejt 1 miliard që ishte kërkesa serbe. Vendi ballkanik kishte një ambient makroekonomik më pak të favorshëm se Shqipëria pas krizës së vitit 2008, me borxh dhe kredi të këqija në […]
Inteligjenca Artificiale, si do të jenë profesionet e së ardhmes
Puna po ndryshon për shkak të automatizimit dhe Inteligjencës Artificiale, por nuk do të zhduket Inteligjenca Artificiale dhe automatizimi po ndryshojnë botën e punës. Gjithnjë e më shumë po flitet se profesionet e së ardhmes do të ndryshojnë nga ato të sotme. Shumë pyesin se cilat profesione do të zhduken – dhe cilat të tjera – sot të panjohura – do të bëhen të rëndësishme. Disa ditë më parë u publikua një kërkim nga Cognizant, shoqëri amerikane e fokusuar […]
Kreditë me probleme, prill 2019
Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar rritje në katër muajt e parë të vitit, pasi arritën nivelin më të ulët që nga 2010-a në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme u rrit me 0.08 pikë përqindje nga muaji i kaluar, duke arritur në 11.46% të totalit të huasë që është dhënë nga bankat për bizneset, individët etj. Në dhjetor, ky tregues kishte zbritur në 11.08%. Në […]
Eurostat / Shqipëria më e varfra në Europë dhe në 2018-n
Shqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë. Të ardhurat mesatare të shqiptarëve ishin sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të lehtë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Europë (të dhënat e Eurostat […]
Mbikëqyrja e BSH-së / Zyrat e këmbimit, në fokus për pastrim parash dhe informalitet
Mbikëqyrja bankare gjatë vitit 2018 u përqendrua më së shumti në zyrat e këmbimit valutor. Sipas Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes 2018, të prezantuar në Bankën e Shqipërisë, kontrollet janë bërë në drejtim të luftës ndaj informalitetit dhe pastrimit të parave. Të dhënat e Bankës tregojnë për kontrolle në mbi 31 zyra të këmbimit të parave, nga të cilat janë revokuar 21 licenca të ushtrimit të aktivitetit. Nga takimi në BSH njoftohet se, inspektimet në zyrat e këmbimit valutor do të […]
Ndryshon rregullorja për sigurimet / Si do të bëhet dëmshpërblimi nga kompanitë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndryshuar rregulloren “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, duke saktësuar mes të tjerave, disa elemente që nisin nga koha kur duhet të bëhet dëmshpërblimi, te procedura e njoftimit të klientit, si dhe përcaktimi i shkallës së humbjes së aftësisë së përhershme në punë. Konkretisht, ndryshimi i parë është bërë në nenin tre të rregullores ku janë shtuar dy pika të reja te paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim. “Për qëllim të këtij neni, data […]
Bujqësi / Nis ndërtimi i qendrës së grumbullimit më të madhe në rajon
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, ishte në Lushnjë për të parë nga afër kantierin e një investimi strategjik që po kryhet në sektorin bujqësor. Kompania lider në eksportin e prodhimeve bujqësore shqiptare, ‘Doni Fruits’, ka nisur ndërtimin e “Qendrës së grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta – perimeve dhe agrumeve”. Janë 8 milionë euro që do të investohen në këtë qendër, e cila pritet të jetë më e madhja në rajon. Gjatë bashkëbisedimit me investitorin Burim […]
Shteti që realisht funksionon duke instaluar aplikacionin “çkemi vllai”
Kohët e fundit, veshët po na bëjnë shumë zhurmë nga inflacioni i leksioneve për shtetin dhe se si qytetari do të duhet me qetësi (biles edhe të mos bërtasë fort!) të kërkojë të drejtat e tij, se ndryshe ndaj tij do të veprojë forca e ligjit. Na është tundur Kushtetuta, na janë treguar Ligje, Nene, Paragrafë, Rregullore dhe Procedura për të na bindur se kush ka të drejtë në këtë vend. Ndjesë të respektuar lexues për këtë parantezë ankese bazike […]