Ne te gjithe boten tashme eshte e veshtire te fshihen sinjalet e krizes. Vendet e zhvilluara po vuajne ende krizen e kredive, ndersa ato ne zhvillim jane me shume te shqetesuara per rritjen e inflacionit, ku shtrenjtimi i çmimeve te ushqimeve ka shkaktuar deri dhe protesta te shumta. Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore sa vijne e po i shtojne paralajmerimet per situaten dhe keshillat per menyrat e reagimit, duke ulur madje dhe parashikimet per rritjen ekonomike boterore. Gazetat financiare nderkombetare publikojne perdite lajme per kompani te medha, qe deklarojne renie te fitimeve, apo banka qe ende vazhdojne te ndiejne pasojat e kolapsit financiar te kredive ‘subprime’ te para pak kohesh, qe i pati fillesat ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Po ku qendron Shqiperia ne kete vorbullr! Rritja e çmimeve, sidomos e atyre ushqimore, te karburanteve dhe energjise, tashme eshte e dukshme. Dy te parat jane kryesisht te importuara. Ne fakt, Shqiperia vazhdon te jete teper e varur nga importet per plotesimin e nevojave te saj per produkte ushqimore, pavaresisht se bujqesia ze 20% te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB), nje peshe kjo teper e larte ne krahasim me vendet e tjera te rajonit, ku ne Kroaci pesha e bujqesise ne PBB eshte 7%, ne Serbi 16%, Rumani 10%, Bullgari 10%, Bosnje 10%, Maqedoni 13%, ndersa ne vendet e zhvilluara kjo peshe shpesh nuk shkon me shume se 2% e PBB-se. Thirrjet e Bankes se Shqiperise per nje vemendje me te madhe per zhvillimin e bujqesise, deri tani duket se kane rene ne vesh te shurdhet, persa kohe qe nuk po shihet ndonje reagim i organeve perkatese per ta orientuar bujqesine drejt situates se re, por po vazhdohet me politikat e vjetra. Kesaj duhet t’i shtojme dhe problemet strukturore, nga te cilat vuan prej kohesh bujqesia shqiptare dhe qe duan kohe te zgjidhen. çka nenkupton se per momentin Shqiperia do te “dorezohet” perballe presioneve nderkombetare te çmimeve.
Ne pamje te pare duket se kriza financiare boterore nuk mund te kete ndikim ne vend. Por, analistet nderkombetare kane paralajmeruar se vendet ne zhvillim te Europes jane me te cenueshmet nga vendet ne zhvillim ne bote, nese kriza thellohet, pasi ato kane nevoje per flukse financiare (investime te huaja) per te financuar deficitet e tyre te larta te jashtme (flukset e huaja mund te reduktohen ne rast se kriza vazhdon). Edhe Shqiperia nuk ben perjashtim, duke pasur parasysh qe deficiti tregtar dhe ai i llogarive korente arriten perkatesisht ne 28% dhe 11.2% te PBB-se ne fund te vitit 2007, nivele keto qe konsiderohen te paqendrueshme.
E rendesishme ne keto momente, krahas diskutimit te rrugezgjidhjeve, eshte edhe te maten efektet e situates dhe perceptimet e bizneseve e konsumatoreve per te. Niveli i larte i informalitetit dhe mungesa e transparences se biznesit nuk mundesojne te gjykohet per efektet ne kahun e biznesit per momentin. Nga ana tjeter, ne Shqiperi mungojne matjet e rregullta te indekseve te besimit te biznesit e konsumatoreve siç ka ne te githe boten (ka disa matje te tilla nga Banka e Shqiperise, por qe ende nuk publikohen rregullisht).
Nje perpjekje e Qendres se Kerkimeve Monitor per te matur perceptimin dhe reagimet e konsumatoreve ndaj rritjes se çmimeve gjeti nje rezultat shqetesues: qe nje pjese e madhe e shqiptareve deklarojne se nuk po arrijne te kursejne, pasi po shpenzojne me shume per nevojat e tyre te perditshme.
Nje element tjeter qe duhet marre ne konsiderate eshte dhe nese situata po ndikon ne aftesine shlyerese te kredise, sidomos te individeve. Keta te fundit, perveç ndikimeve ne buxhetin e tyre te rritjes se çmimeve te artikujve ushqimore (sipas disa vleresimeve te Monitor, tashme mesatarisht nje familje shpenzon 20% me shume çdo muaj, ne krahasim me ne vit me pare per te blere te njejtat ushqime), po perballen dhe me nje rrite te vazhdueshme te interesave te huave, si per lekun ashtu dhe per euron (ata qe i kane marre kredite me interesa te ndryshueshme). Euribori ka arritur ne gati 5% dhe interesat e bonove kane rifilluar perseri tendencen e rritjes. Jane te gjitha keto elemete, qe nuk mund te kalojne pa ndikimin ne ekonomine shqiptare…