Ne nje levizje te papritur, qeveria deklaroi uljen e pjeses se kontributit te sigurimeve shoqerore qe do te paguajne punedhenesit me 5 pike perqeindjeje. Nje lajm i mire ky padyshim per biznesin, qe do t’i lehtesohet nje barre tjeter taksore. Ne fakt, ulja e kontributit te sigurimeve shoqerore, qe paguajne bizneset, u premtua fillimisht ne kuadrin e takses se sheshte prej 10%, mese nje vit me pare, por pastaj u vijua vetem me pergjysmimin e tatim fitimit dhe vendosjen e takses se njejte te tatimit mbi te ardhurat po ne 10%. Ecuria jo e mire e te ardhurave nga sigurimet shoqerore ne periudhen 2006-2007, ku te ardhurat nga sigurimet shoqerore mbeten ne nivelin e pandryshuar prej 4.4% te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB) beri qe qeveria te terhiqej ne heshtje nga vendimi i saj. Per t’iu rikthyer ne nje kohe te mevonshme, kur situata duket me e favorshme, per disa arsye:
Se pari, ecuria e mbledhjes se te ardhurave tatimore ka qene relativisht e mire ne muajt e ketij viti ne krahasim me vitin e kaluar, duke u rritur me 17%, perfshire ketu te ardhurat nga sigurimet shoqerore e shendetesore, te cilat ishin ne vlere absolute 20% me te larta ne 6 mujorin e pare te 2008-es ne krahasim me te njejten periudhe te 2007-es.
Se dyti, qeveria eshte ndihmuar nga disa reforma, qe ajo ndermori gjate muajve te pare te vitit 2007, te cilat ne nje pjese te madhe u kontestuan nga biznesi. Nje prej te cilave ishte vendosja e pagave reference, qe shpesh u konsiderua si arbitrare dhe po vazhdon te shkaktoje konflikte mes biznesit e tatimeve. Nga referencat, tatimet siguruan me shume te ardhura si nga taksa e sheshte (e cila perveçse u rrit per pjesen me te madhe te te punesuarve, tashme vilej dhe mbi nje page me te larte) ashtu dhe nga sigurimet, qe llogariteshin mbi nje page me te larte. Nje veprim tjeter, qe nxiti deklarimet e pagave me te larta ishte dhe vendimi per te mos njohur si shpenzime pagat, qe nuk kalojne permes bankave. Si rrjedhoje, te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale pothuajse jane dyfishuar ne 6 mujorin 2008, duke perbere 8% te totalit te te ardhurave tatimore, nga 5% ne 6 mujorin e pare 2007.
Pavaresisht se Ministria e Financave nuk e ka deklaruar ende se si do te kompensoje te ardhurat e munguara nga ulja e kontributit te sigurimeve shoqerore, hapesirat dhe vete brenda kesaj kategorie takse jane te shumta. Shqiperia ka nivelin me te ulet te mbledhjes se sigurimeve shoqerore e shendetesore ne rajon. Ne buxhetin e planifikuar te vitit 2008 ato pritet te zene vetem 20% te totalit te te ardhurave tatimore, nga 35-40% qe eshte pesha qe ze kjo takse mesatarisht ne vendet e rajonit. Ndersa, ne rast se te ardhurat nga kontributet do te vazhdojne te mblidhen me te njejta ritme si aktualisht (pa zgjeruar me tej bazen e tatimpaguesve), humbja ne buxhet nga ulja e kesaj takse pritet te jete rreth 10 miliard leke, apo rreth 4% e te ardhurave totale ne buxhet.
Mbetet fakti, qe ulja e sigurimeve shoqerore qe paguan punedhenesi eshte nje hap pozitiv, qe do te sjelle me shume frymemarrje per ekonomine shqiptare dhe duhet pershendetur. Me te fituarit do te dalin ata, qe kane qene ne rregull me deklarimet e tyre per shtetin dhe nuk jane prekur nga vendime te tilla si detyrimi per te paguar sigurimet ne nivelin e pages reference. Por, edhe per bizneset, qe kane vuajtur kostot e masave te administrates tatimore gjate periudhes 2007-2008, perseri kjo ulje pritet te jape nje efekt pozitiv.