Largohet Erjon Luçi si zv.ministër i Ekonomisë
Kishte kërkuar me kohë dorëheqjen Zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Erjon Luçi, është liruar javën e kaluar nga detyra pas një vendimi të Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, […]
Investimet në energji/ OSHEE dhe OST, rreth 80 milionë euro në rrjet në 2019-n
Viti 2019 ishte një vit i vështirë për kompanitë publike të sektorit energjetik, i përkufizuar nga një situatë hidrike jo e favorshme, importe të larta, probleme me pagesat dhe pezullim të investimeve në disa raste. Pezullimet në projekte u bënë vetëm për një pjesë të tyre, ndërkohë që ato prioritare vazhduan të paktën për OSHEE-në, e cila ishte e vetmja që njoftoi rishikim të planit në mes të vitit të shkuar dhe kërkoi autorizimin e Entit Rregullator të Energjisë. Vetëm […]
Tërmeti po ndikon në uljen e shpenzimeve konsumatore
Enio Jaço i Dhomës Amerikane Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, u shpreh gjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Tiranës II, se, sipas reagimeve që kanë marrë nga anëtarët, tërmeti do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe në reduktimin e të ardhurave. Jaço theksoi se tërheqja e investimeve është më e rëndësishme se kurrë për Shqipërinë. “Investimet krijojnë tregje të reja pune, mundësi biznesi dhe rrisin konkurrencën. Por ato janë bërë edhe më kritike se […]
Forumi Ekonomik i Tiranës Rama: Sfidat e 2020 janë fiskalizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve
Kryeministri Edi Rama gjatë çeljes së Forumit Ekonomik të Tiranës theksoi se ekonomia shqiptare është në rritje dhe adresoi problematikat kryesore, që sipas tij, po sfidojnë bizneset në vend. “Dua të falënderoj të gjithë ata që janë bashkuar në këtë forum, që dy vite më parë, nëse e mbaj mend mirë, pati një fjalim edhe nga ambasadori i BE, i cili përmendi kohët e trazuara që po kalonte bota atë kohë dhe që janë akoma duke i kaluar me shumë […]
Efektet e emigracionit/ Ikin shqiptarët, vijnë nga Azia dhe Afrika
Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punuar si kameriere në Tiranë. Bashkëshorti i saj është zhvendosur në Itali, ndërsa pjesa tjetër e familjes vijon të jetojë në Sri Lanka. “Kam pak që kam ardhur në Tiranë dhe më pëlqen vërtet shumë. Njerëzit më flasin, më përshëndesin. Tani kam filluar punë si kameriere për pak kohë. Së shpejti do të punoj si sanitare në një familje. E lashë vendin tim sepse atje nuk munda do të […]
Shoqata e Mikrofinancës, Isai: Bllokimet në Kosovë kanë cenuar reputacionin e kompanive në Shqipëri
“Institucionet, pjesë e Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare, kanë kryer investime të konsiderueshme në digjitalizimin e shërbimeve të tyre, për të arritur te klienti më shpejt dhe për të siguruar transparencën e duhur në procesin e kredidhënies”, tha Brunilda Isaj, kryetare e shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare. Ajo sqaroi në një intervistë për “Monitor” se, “IuteCredit” Europe, me qendër në Estoni, është aksioneri i vetëm i secilës prej kompanive “IuteCredit”, të cilat operojnë në disa vende të ndryshme të Europës Lindore. Ajo […]
Banka e Shqipërisë nis hetimin për subjektet e mikrofinancës, lajmërohen masa
Banka e Shqipërisë pohoi se ka në hetim disa subjekte të reja të mikrofinancës në vend, sidomos në drejtim të normave jo transparente të interesit. Banka e Shqipërisë argumentoi për “Monitor”, se “në përfundim të analizave dhe vlerësimeve tona në nivel tregu dhe subjektesh dhe jo domosdoshmërisht të izoluara dhe të lidhura me një subjekt të caktuar, do të aplikojmë masat që do t’i gjykojmë të përshtatshme” A keni një vlerësim për sektorin e mikrofinancës këtë vit në drejtim […]
“Revanshi” i mikrofinancës
Tregu i mikrofinancës po rritet me hapa të shpejtë prej hyrjes në treg të kompanive balltike vitet e fundit. Aktivet e mikrofinancës u zgjeruan mbi 20% në 2018-n. Banka e Shqipërisë raportoi se ka nisur hetime për disa operatorë të tregut ku ka gjetur se, kompanitë e reja në treg që kanë edhe përhapjen më të shpejtë nuk janë treguar transparente, duke lajmëruar masa në përfundim të procesit. Shoqata e Mikrofinancës pohoi se institucionet e mikrofinancës kanë kryer investime për […]
“Mikrofinancat e fajdeve”/ Banka Qendrore e Kosovës në luftë me “IuteCredit” dhe “Monego”
Banka Qendrore e Kosovës, më 6 dhjetor 2019 ka mbyllur dy institucione mikrofinanciare për shkak të normës së lartë të interesit që ato kanë zbatuar gjatë dhënies së kredive për klientët. “IuteCredit” dhe “Monego” sipas Bankës Qendrore, kanë zbatuar norma efektive të interesit nga 80 deri në 236 për qind. Por, këto dy institucione mikrofinanciare në pronësi të investitorëve ndërkombëtarë, po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e BQK-së për revokimin e licencave të tyre. Deri më tani kundër këtij vendimi ka […]
Censi 2020 do të kushtojë 16.5 milionë euro
Gjatë vitit 2020, Instituti i Statistikave do të kryejë Censin e Popullsisë dhe Banesave, megjithatë ende nuk është miratuar ligji përkatës në Parlament. Ndonëse tërmeti i 26 nëntorit përkoi me muajin kur ishte planifikuar për t’u kryer censi pilot, drejtuesja e INSTAT-it, Elsa Dhuli, thotë se nuk pati ndikim në realizimin e tij, edhe pse po realizohej në zonat më të prekura prej tij. Censi do të kushtojë 16.5 milionë euro në total dhe është një bashkëfinancim i qeverisë shqiptare […]
“Interesi i biznesit në 2019 në rënie, por ja sektorët ende atraktivë”
Flet Bledar Mankollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA-s Interesi i biznesit gjerman për Shqipërinë ishte në rënie në vitin 2019 në raport me vitin paraardhës, por pozitiv mbetet fakti që sot ka të paktën dy investime konkrete që po finalizohen. Bledar Mankollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA-s nënvizon se janë bërë disa hapa pozitivë nga ana e administratës sa i takon procedurave, por nuk mungojnë rastet kur bizneset hasin pengesa. Ai nënvizon se përmirësimi i klimës së biznesit mund të bëhet […]
Të bësh biznes në Shqipëri (nuk) është e lehtë
Të investosh në Shqipëri për bizneset e huaja ka gjithmonë një histori. Për disa, kjo është e thjeshtë, për disa bëhet e komplikuar, për të tjerë ka pengesa të vogla, e ndoshta për më pak edhe dorëzime dhe tërheqje. Por edhe pse bizneset e huaja pranojnë se është disi më e favorshme për të bërë biznes, problematikat që kanë vite që e shqetësojnë dhe nuk marrin zgjidhje janë të njëjta: korrupsioni, informaliteti, ndryshimet e shpeshta fiskale. Të gjitha këto janë […]
Bankat, më të besuarat. Zhgënjejnë shoqëritë e kursim-kreditit
Studimi i organizatës “Idra” tregon se sistemi bankar është ndër industritë më të besuara krahasuar me sektorët e tjerë. Studimi i organizatës “Idra”, i financuar nga Shoqata e Bankave, tregon se sistemi bankar është ndër industritë më të besuara në Shqipëri krahasuar me sektorët e tjerë, ku 30% e të intervistuarve besojnë plotësisht ose në një shkallë të lartë te bankat. Arsyeja kryesore që e bën një përdorues të shërbimeve bankare të besojë më së shumti sistemin bankar është siguria, […]
Kë nuk besojnë shqiptarët: Qeverinë dhe sistemin gjyqësor
Rezultatet e një sondazhi tregojnë se qeveria, shoqatat e kursim-kreditit, partitë politike dhe sistemi gjyqësor janë institucionet ku shqiptarët besojnë më pak. Të rinjtë, më mosbesuesit ndaj qeverisë Një studim i publikuar së fundi tregon se qeveria, shoqatat e kursim-kreditit (institucionet jo bankare të kreditimit), partitë politike dhe sistemi gjyqësor janë institucionet ku shqiptarët besojnë më pak. Sondazhi ka sjellë rezultate interesante për besimin e rënë te qeveria, por po ashtu edhe partitë politike (përfshirë ato të opozitës) nuk […]
A është Kosova e gatshme t’i nisë trenat për Serbi?
Infrastruktura hekurudhore në Kosovë aktualisht është në një gjendje të rëndë. Transporti hekurudhor konsiderohet me sistemin më dobët në rajon. Aktualisht, në qarkullim janë vetëm dy linja, nëpër të cilat kalojnë trenat e Kosovës. Linja Prishtinë-Hani i Elezit dhe linja që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë-Pejë. Të dy linjat bëjnë vetëm transportin e udhëtarëve. Trenat e Kosovës sot nuk lidhen me asnjë linjë ndërkombëtare, vetëm një tren i rregullt i cili qarkullon një herë në ditë në […]
Serbi/ Investimet e BERZH-it gjatë 2019-s në një nivel rekord prej 516 mln eurosh
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shënoi një rekord historik investimesh në Serbi në 2019, me një vlerë prej 516 milionë eurosh, duke e çuar në një nivel të ri vlerën e financimeve të BERZH-it, veçanërisht në sektorin privat dhe atë të ekonomisë së gjelbër. Në total, BERZH-i nënshkroi më shumë se 20 projekte të reja dhe shënoi vëllimin më të lartë të investimeve në vend qëkur Serbia u bë pjesë e BERZH-it në 2001, tha banka gjatë një deklarate […]
Kroaci/ Vëmendje te politikat bujqësore
“Presidenca kroate e BE-së do t’i përqendrojë përpjekjet e saj në sigurimin e një marrëveshjeje midis shteteve anëtare mbi rregulloret kalimtare të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP), që do të zgjasë rregullat aktuale për të paktën një vit”, tha ministrja kroate e Bujqësisë, Marija Vučković, në një intervistë për EURACTIV. Teksa mundësitë që reforma e CAP-it të përmbyllet para fillimit të periudhës së programimit 2021-2027 po rriten me shpejtësi, vendet anëtare dhe eurodeputetët duhet të bien dakord për disa masa […]
Bullgari/ Ka ende nevojë për investime gjigante në drejtim të sektorit të ujit
Investime të mëdha duhet të bëhen akoma në sistemet e ujësjellësit në Bullgari dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto fonde të përdoren në mënyrë sa më efikase. Para se të fillojmë t’i shpenzojmë ato pak nga pak, ne duhet të bazohemi në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve të tjera që kanë përparuar në këtë drejtim. Këto ishin ato që u tha gazetarëve presidenti Rumen Radev pas vizitës që bëri në kompaninë që administron sistemin e ujësjellësit […]
“Një dele për vetëm 18 £”: si eksportet e gjësë së gjallë po dëmtojnë fermerët rumunë
Mungesa e mjediseve të përpunimit të mishit në Rumani do të thotë që bagëtitë duhet të dërgohen në tregjet ndërkombëtare, me një kosto të lartë si për barinjtë, ashtu edhe për mirëqenien. Gheorghe Dănulețiu, i njohur gjithashtu si Ghiță Ciobanul (bariu Ghiță), ka më shumë se 500 000 ndjekës në Facebook, pasi ai doli në një fushatë reklamuese, e cila u bë virale. E megjithatë, ai vazhdon të bëjë ende jetën modeste të një bariu të zakonshëm, shkruan “The Guardian”. […]
Premçi zbardh projektin për ringritjen e Emergjencës Civile
Shemsi Premçi, këshilltar i Presidentit të Republikës për Mbrojtjen Civile, sqaron dobësitë që po kalon Sistemi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, teksa zbardhi një plan të qartë për ringritjen e strukturës së re të aftë për të paraprirë dhe menaxhuar katastrofa të forta Nga ana organizative dhe e kapaciteteve, a janë të afta aktualisht institucionet tona për të siguruar mbrojtjen civile që t’i bëjnë ballë një fatkeqësie tjetër, qoftë tërmet, zjarr apo përmbytje? Jo, nuk janë të afta. Me një […]
Emergjenca në emergjencë
Do Zoti që Shqipëria të mos goditet shpejt nga një fatkeqësi tjetër natyrore, se reagimi i strukturave të Mbrojtjes Civile do të ishte i njëjtë, në mos, më keq se natën e 26 nëntorit. Zbardhet skema pse nuk funksionoi emergjenca në tërmetin e madh. Strukturat vuajnë nga koordinimi i dobët, mungesa e informacionit, e logjistikës, fondeve dhe kapaciteteve për të ndërhyrë. Mungojnë informacionet e paralajmërimit të hershëm të fatkeqësive. Si nuk e qartëson situatën ligji i ri, përkundrazi. Ekspertët lëshojnë […]
Një “sy” mbi tregun shqiptar…
Nga Deada Hyka Gjatë 2019-s u përfol jo pak për evidenca të ndryshme në mungesën e sigurisë në produkte për fëmijë si lodra etj. Gjithashtu, ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit solli një nevojë në rritje për vëzhgimin e mëtejshëm të ashensorëve të banesave. Apo edhe një vëzhgim mbi aktivitetin elektronik të bizneseve të ndryshme. Kreu i Institutit të Mbikëqyrjes së Tregut thekson sektorët ku vëzhgimet do të intensifikohen më tepër gjatë 2020-s… Një kornizë efektive për kryerjen […]
Më ngadalë, më mirë
A është rritja e ulët ekonomike një tregues suksesi? Po, shprehet Dietrich Vollrath, një profesor ekonomie, në librin e tij më të ri “Fully Grown” (Pse një ekonomi në stanjacion është një tregues suksesi), libri më i ri nga Dietrich Vollrath. Universiteti i Çikagos; 296 faqe; 27.50 $/ 20 £. Midis viteve 1950 dhe 2000, PBB-ja për person në Amerikë u rrit me një normë mesatare vjetore prej 2.3%. Gjatë periudhës 2000-2018, ajo shënoi një rënie me rreth 1/2. […]
Informaliteti rural
Një supermarket synon t’i bëjë fermerët rumunë që të paguajnë taksat. Por deri më tani ka rezultuar i pasuksesshëm Supermarketi i ri i Rumanisë në pronësi të shtetit, “Unirea Agro-Food Trade House”, duket si një nyje e të kaluarës komuniste. Dy dyqanet e para, të cilat u hapën në tetor, nuk është se ofrojnë produkte të veçanta. Raftet e tyre janë kryesisht të mbushura me kavanoza me reçel dardhe dhe me mish derri plot me dhjamë, shkruan The Economist. Por […]
Jashtë Kinës
Bota është më e përgatitur se kurrë më parë për të ndaluar koronavirusin e Wuhan-it. Por rreziqet e tij të vërteta nuk do të merren vesh edhe për pak kohë Se si dhe se kur u infektua qenia e parë njerëzore, e cila mendohet të jetë transmetuar nga një kafshë, nuk dihet ende. Por një gjë është e sigurt në lidhje me koronavirusin e ri, i cili u zbulua në dhjetor në Kinë dhe që tani po shkakton një frikë […]
Një botë e re
Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë të hedhësh në treg një markë të re. Por mund të jetë më e vështirë të krijosh një markë më të mirë se ato që ekzistojnë Në vitin 2013, Jeff Raider dhe Andy Katz-Mayfield vunë re një mangësi në tregje. Sipas tyre, një numër i lartë burrash ishin të lodhur nga makinat e rrojës me çmime të larta, shkruan The Economist. Teknologjia dhe tregtia e globalizuar i lejuan ata që të gjejnë një […]
Statistika/ Sigurimet-dhjetor 2019
Tërmeti i 26 nëntorit duket se ka sjellë një ndërgjegjësim të kompanive e individëve për të bërë sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet në pronë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një rritje të ndjeshme në dhjetor, si të numrit të kontratave për këtë klasë sigurimi, ashtu dhe të primeve të shkruara bruto, ndryshe nga 11 mujori, ku tendenca ishte në rënie për primet që bizneset dhe individët kishin paguar për t’u siguruar nga fatkeqësitë natyrore. Në dhjetor 2019 […]
“Koronavirusi” shqiptar, që na ka lënë në fund të listës!
Koronavirusi, me origjinë nga Kina, ka shqetësuar gjithë botën dhe po detyron deri në marrjen e masave ekstreme, si ndalime udhëtimesh, apo izolime pasagjerësh. Ky virus pritet të shkaktojë dëme të mëdha, për shumë ekonomi, të cilat përballen me humbje në turizëm, aviacion, tregti e deri në sektorin e argëtimit. Sidomos për Kinën, bllokun e dytë më të madh në zinxhirin ekonomik global, pasojat pritet të shkaktojnë ngadalësimin e prodhimit të brendshëm bruto, jo vetëm të tij, por të shumë […]