Metalet bien nga shqetësimet për Europën
Zinku ka shënuar rënie gjatë javës së kaluar, duke kryesuar tkurrjen e metaleve industriale, si rrjedhojë e shqetësimeve se kriza në Europë po përkeqësohet dhe mund të prekë kërkesën.
Prodhimi industrial në Europë ra për të 16-in muaj radhazi në dhjetor, sipas raporteve më të fundit. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha se rreziqet për ekonominë e rajonit mbeten të larta. Zinku për dorëzimet në tre muaj ra 0.2% në 2,163 dollarë për metrik ton në Bursën e Metaleve të Londrës, pasi kishte arritur 2,144 dollarë, niveli më i ulët që nga shkurti. Nikeli, bakri, plumbi dhe kallaji gjithashtu ranë në Londër. Alumini nuk ndryshoi, pasi arriti nivelin më të ulët në një javë.